Një incident është regjistruar në një nga takimet e kryeministrit Edi Rama në Tropojë ditën e sotme. Një qytetar është nxjerrë jashtë nga takimi pasi ndërhyri disa herë ndërsa kreu i qeverisë mbante fjalën e tij.
Incidenti ndodhi në një moment kur kreu i qeverisë po fliste rreth financimeve ruse të Partisë Demokratike.
“Merreni përcilleni, ju lutem. U ekzagjërua. E mbarove detyrën, tani shko te foltorja. Ec tani. Mbajeni, se po e lëshuat bie ai se nuk ecën dot vetë,” tha Rama.
Me aq sa la të kuptohet, Rama u kërkoi të pranishmëve që ta mbajnë zotërinë pasi nuk mund të ecte vetë, duke nënkuptuar që mund të ishte në gjendje të dehur.