KRYESORE

Incidentet me dronë, Medvedev: Evropianët po e ndjejnë rrezikun e luftës, dridhen si kafshë që shkojnë drejt therjes

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka komentuar incidentet me dronë mbi aeroportet e vendeve të BE-së, duke thënë se mbetet mister se kush qëndron pas kësaj vale shqetësuese, por incidentet janë një kujtesë e dobishme për evropianët mbi rreziqet e luftës.

Medvedev, tani nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, e minimizoi teorinë se ndërprerjet e fundit, përfshirë ato në trafikun ajror mbi aeroportet në Gjermani dhe Danimarkë, ishin rezultat i veprimeve të lidhura me Rusinë ose forcat e lidhura me të.

Ish-presidenti rus i cili ka qenë i ashpër kundër Perëndimit, tha se gjëja kryesore është, pavarësisht se kush është përgjegjës, që qytetarët evropianë të kenë shijuar se çfarë mund të nënkuptojë lufta për kontinentin evropian, të cilën ai tha se po e ndezin Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Kancelari gjerman Friedrich Merz për arsye politike dhe ekonomike.

“Gjëja kryesore është se evropianët me vizion të shkurtër e ndiejnë rrezikun e luftës në lëkurën e tyre. Se ata kanë frikë dhe dridhen si kafshë memece në një tufë që po çohet drejt therjes”, tha Medvedev, duke shtuar se shpreson që bota të mund të kthehet kundër Merz dhe Macron.

Debati në Evropë rreth përdorimit të aseteve të ngrira ruse për të financuar blerjet e armëve për Ukrainën, së bashku me diskutimet për rrëzimin e dronëve rusë që enden në hapësirën ajrore evropiane dhe planet për të ndërtuar një “mur kundër dronëve”, ka zemëruar sakaq zyrtarët e qeverisë ruse të cilët kanë thënë vazhdimisht se nuk kanë ndërmend të sulmojnë ndonjë vend anëtar të NATO-s.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

14 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

16 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

17 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

19 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

19 orë ago