Një infermier 41-vjeçar shqiptar me iniciale D.R, që banonte në Boltiere (Bergamo) vodhi ATM-në nga një pacient 66-vjeçar i prekur nga Covid. Me ndihmën e të dashurës së tij 21-vjeçare, P.D, ai i zbrazi llogarinë rrjedhëse të burrit që humbi jetën rreth një muaj, pasi ishte shtruar në spital, duke tërhequr dhe shpenzuar 6 mijë euro brenda disa javësh.
Sipas asaj që raportohet nga “primatreviglio.it”, faktet datojnë në 13 Mars, kur 66 vjeçari, nga Cividate al Piano (Bergamo), ishte dërguar në dhomën e urgjencës me simptoma tipike të koronavirusit.
Ngjarja u raportua edhe nga Tgcom.it dhe thuajse të gjitha mediat italiane.
Në atë moment infermieri në detyrë do t’i merrte portofolin si dhe të dhënat e kartës bankare. Më pas, më 18 mars, i moshuari transferohet në kujdesin intensiv, por vdiq më 14 Prill.
Pas një kohe të shkurtër, 41-vjeçari dhe e fejuara e tij i thanë llogarinë burrit të moshuar, duke i tërhequr paratë që kishte depozituar në bankë, të cilat i shpenzuan duke bërë blerje. Familjarët e të ndjerit bëhen të vetëdijshëm për lëvizjet e dyshimta dhe paraqesin një ankesë në policinë e Bergamos.
Në përfundim të hetimit, më 4 gusht, policia lokale shkoi në shtëpinë e dy të dyshuarve: 21-vjeçarja ishte e pranishme, ndërsa 41-vjeçari u përpoq të shpëtonte, por edhe ai u arrestua. “Një aferë e shëmtuar, në një moment tragjik, një abuzim i kryer ndaj një viktime të paarmatosur”, komentoi shefi i policisë së Romano di Lombardia Arcangelo Di Nardo.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…