BOTA

Inskenimi i Putinit të një “takimi me nënat e ushtarëve të rënë”, me gra të administratës

Diçka e çuditshme hasej që në fillim në tryezën që Vladimir Putin shtroi, duke thirrur nënat e ushtarëve të rënë në luftën në Ukrainë, por që e gjitha do të ishte një farsë e vërtetë, ishte e tepërt.

Së pari, duhet përmendur fakti se takimi nuk u transmetua drejtpërdrejt, por i regjistruar më parë. Gjë kjo, e cila të shtyn doemos të mendosh se një “revoltë” e mundshme nga ana e nënave të ushtarëve, nuk mund të ndodhte.

Por, ajo çfarë është më shqetësuese, është fakti se ka raportime të shumta lidhur me personat që aty gjendeshin.

Në shumë media ukrainase fillimisht, por më pas edhe në media ndërkombëtare, u pasqyrua se si pjesëmarrëset në tryezë, nuk ishin thjesht nëna ushtarësh, por kishte mes tyre gra të kabinetit qeveritar, apo deri edhe tek nëna e një prej dy komandatëve çeçene të Kadyrovit.

Kuptohet se ku po shkon e gjithë kjo…

Në fakt gjeneza e takimit, kishte qenë kërkesa e disa aktivisteve (nëna reale ushtarësh të vrarë në frontin e luftës së thirrur nga Putini).

Mirëpo, vetë ato, nuk janë dërguar aspak në takim me Putinin, pavarësisht se u ishte premtuar diçka e tillë.

Nga ana tjetër, kanë qenë një sërë organizatash jo-qeveritare, si “We Can Explain”, ato të cilat kanë bërë verifikimin e pjesëmarrëseve në takim, duke përmbledhur se si funksionare të administratës së Putin ishin mbledhur aty, duke u hequr sikur janë nëna djemsh rusë të vrarë në Ukrainë, teksa Putini i tregonte se si ai dhe shteti, e “ndante dhimbjen e tyre për humbjen e djemve”.

Një prej grave më konkretisht, Olga Beltseva, është deputete e partisë së Putin. Ajo filloi t’i fliste presidentit rus për problemet që ushtarët kanë në front, kur në vetvete mbart disa poste me rëndësi në administratë.

Një tjetër, Julia Belekhova, ka qenë kandidate për një ulëse në Parlamentin rus. Sërish, jo një “nënë e zhgënjyer dhe në dhimbje”.

Ndaj, tryeza e Putinit, e cila në fillim u hoq si një formë “dhembshurie” nga vetë ai, është krejtësisht e inskenuar dhe e stisur për propagandën ruse, që vijon punën jo vetëm brenda kufijve, por edhe jashtë.

Edhe pse, transmetimi i bisedimeve në tryezë, papritur, u pre në mes nga kanali shtetëror rus.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

5 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

15 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

18 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

19 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

1 ditë ago