Inspektorati i Tregut në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ka inspektuar sot në disa furra të qyteteve të ndryshme të Kosovës lidhur me peshën e bukës.
Sipas Ministrisë gjatë inspektimeve në subjekte dhe qytete të ndryshme, inspektorët e tregut kanë hasur në parregullsi sa i përket mospërputhjes së peshës së bukës.
“Verifikimet po ashtu janë bërë për mashtrimin lidhur me peshën e bukës dhe në disa produkte ka munguar vendosja e deklaracionit, prandaj në secilin rast janë marrë masa ndëshkuese në pajtim me ligjet në fuqi. Gjatë këtyre inspektimeve janë shqiptuar katër gjoba nga Inspektorati i Tregut.“