Instituti Amerikan për Studimin e Luftës parashikoi se trupat ruse mund të arrijnë një sukses në luftime në zonën e Donbasit, por ai do të jetë i vogël.
Në raportin e Institutit të publikuar të martën, thuhet se trupat ruse pas largimit nga Khersoni, janë nisur drejt Donetskut, për t’i shtuar operacionet ushtarake në Bakhmut.
“Rusia mund të bëjë përparime në Donbas në të ardhmen por vetëm në një masë të kufizuar. Gjatë dy ditëve të fundit, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka njoftuar për kapjen e zonave të populluara në rajonin e Donetskut. Një ditë më parë u përmend Pavlivka”, thuhet në raportin e Institutit.
Pas tërheqjes së trupave ruse nga bregu i djathtë i Dnieperit në rajonin e Khersonit, luftimet në Bakhmut do të intensifikohen.
“Forcat ruse me siguri se do të arrijnë sukses në Donetsk në ditët apo javët e ardhshme, por nuk ka gjasa që të kenë suksese të rëndësishme nga pikëpamja operacionale”, shkruajnë tutje ekspertët.
Ukraina e çliroi të premten Khersonin, pasi ushtria ruse u largua nga qyteti, me arsyetimin se nuk po ia del t’i mbrojë pozicionet e saj.