Ditët e para të vitit të ri kanë sjellë një ngjarje të rëndë në fshatin Belasur të Iranit, pasi një grua afgane ngriu për vdekje në përpjekje për të kaluar kufirin me Turqinë bashkë me dy fëmijët e saj.
Ajo kishte hequr rrobat nga trupi dhe me to kishte mbuluar fëmijët e saj për t’i mbrojtur nga i ftohti. Kur autoritetet gjetën trupin e pajetë, panë se nëna fatkeqe i kishte mbështjellë këmbët me qese plastike, ndërsa fëmijët kishin çorape në duar.
Nëna afgane ishte nisur nga Irani bashkë me fëmijet për t’u futur në Turqi me shpresën se më pas do të mund të udhëtonte për në Europë, por gjatë rrugës e kapi një stuhi bore duke e detyruar që të sakrifikonte jetën e saj për dy fëmijët. Fëmijët arritën të mbijetonin dhe u dërguan në spital për kujdes mjekësor.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…