Sipas një raporti të inteligjencës britanike, Rusia po shkarkon komandatët e lartë për shkak të dështimeve në luftën e Ukrainës, shkruan BBC.
Inteligjenca britanike ka akuzuar Kremlinin se komandantët po përdorën si “koka turku”- një akuzë që është bërë shpesh ndaj Moskës jo vetëm nga Mbretëria e Bashkuar. Një listë e vogël por gjithëpërfshirëse e atyre që besohet se janë shkarkuar nga Vladimir Putin përfshin:
-Gjeneral Serhiy Kisel, i cili dështoi për të marrë në kontroll Kharkivin.
-Zëvendës-admirali Igor Osipov, i cili ishte në krye të flotës ruse të Detit të Zi, por që u shkarkua pas fundosjes së kryqëzorit Moskva në prill.
-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm rus Valeriy Gerasimov , i cili sipas Ministrisë të Mbrojtjes, mund të mos jetë shkarkuar ende por që është ende e paqartë nëse ai ka ende besimin e Putinit