Qoftë në rrugën për në Kiev, në fshatrat e Kharkiv, apo në brigjet e lumit Siversky Donets predhat e djegura të automjeteve ushtarake ruse kanë qenë disa nga imazhet përcaktuese të kësaj lufte.
Pretendimi se Moska ka humbur plot një të tretën e forcave të saj tokësore është i jashtëzakonshëm por edhe i pabesueshëm.
Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar pretendon se Rusia po vuan nga mungesa kritike të pajisjeve lidhëse dhe dronëve të mbikëqyrjes.
Ministria e Mbrojtjes thotë se këta faktorë – të kombinuar me moralin gjithnjë e më të ulët – nënkuptojnë se përparimet ruse nuk ka gjasa të përshpejtohen gjatë 30 ditëve të ardhshme.
Moska ende nuk është përgjigjur – por duke pasur parasysh pretendimet e saj të mëparshme për gjendjen e konfliktit, është e drejtë të supozohet se vlerësimi i saj do të ishte dukshëm i ndryshëm.