KRYESORE

Medvedev – G7-ës: Mos e harroni Kosovën

Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë në Rusi, Dmitri Medvedev, ka thënë se Rusisë nuk i intereson nëse G7 nuk e pranon ndryshimin e kufijve të Ukrainës, për Moskën më i rëndësishëm është vullneti i njerëzve që jetojnë atje, raporton B92.

Ish-presidenti i Rusisë, kështu ka komentuar deklaratën e përbashkët të ministrave të jashtëm të G7.

Ai gjithashtu bëri thirrje që të mos harrohet siç tha “Kosova si precedent”.

“Kievi do të marrë armë për aq kohë sa i duhet. Kjo do të thotë, se G7 do të vazhdojë të bëjë një luftë të fshehtë me Rusinë në vend që të merret me problemet në furnizimin me karburant dhe ushqim për banorët e të pakënaqur”, ka thënë Medvedev.

Medvedev ka komentuar ironi deklaratën e ministrave të jashtëm të G7-ës për vazhdimin e sanksioneve kundër Rusisë.

“Moska priste të propozonte ndihmë financiare për ‘denazifikimin’ dhe çmilitarizimin e Ukrainës”.

Ndryshe, ministrat e Jashtëm të G7 – Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Japonisë, SHBA-së dhe përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, janë mbledhur në Gjermani dhe përmes një komunikate për media kanë kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, por edhe që t’i respektojnë marrëveshjet e arritura deri më tani.

Po ashtu u kërkohet “të zbatojnë plotësisht të gjitha marrëveshjet e kaluara pa vonesa dhe të normalizojnë marrëdhëniet e tyre përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme, e cila do të mundësojë realizimin e perspektivave të tyre përkatëse evropiane”.

Prishtinës dhe Beogradit u kërkohet që të kontribuojnë në stabilitetin rajonal dhe përfitojnë të gjithë njerëzit në rajon.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

5 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

7 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

16 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago