FOTO&VIDEO

Inteligjenca gjermane paralajmëron se Rusia po përgatit operacione me “njerëz të vegjël të gjelbër”

Drejtori i shërbimit inteligjent gjerman (BND), Bruno Kahl, ka deklaruar se Rusia dëshiron të testojë vendosmërinë e NATO-s përmes operacioneve jashtë Ukrainës, pasi disa zyrtarë rusë besojnë se parimi i mbrojtjes kolektive të Aleancës nuk funksionon më, shkruan Bild.

Ky vlerësim i shefit të BND-së vjen pas paralajmërimit të sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për sulm të mundshëm të Rusisë ndaj vendeve të aleancës brenda pesë vjetëve të ardhshme.

Kahl theksoi se Moska e sheh luftën në Ukrainë si “vetëm një hap drejt Perëndimit”.

Duke cituar burime të inteligjencës, ai ka thënë se Rusia mund të përpiqet të nisë konflikt me intensitet më të ulët për të testuar gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për të përmbushur detyrimet e saj sipas Nenit 5 të traktatit të NATO-s.

“Në Moskë ka njerëz që nuk besojnë më se Neni 5 i NATO-s funksionon. Dhe ata do të donin ta testonin atë. Nuk kanë nevojë të dërgojnë tanke për këtë. Mjafton të dërgojnë ‘njerëz të vegjël të gjelbër’ në Estoni për të ‘mbrojtur’ pakicën ruse të shtypur, siç pretendojnë ata”, ka thënë Kahl.

Termi “njerëz të vegjël të gjelbër” u përdor për herë të parë për ushtarët rusë pa shenja dalluese që pushtuan objektet kyçe strategjike në Krime në vitin 2014, gjatë fazës fillestare të pushtimit të gadishullit ukrainas nga Rusia.

Shqetësimet mes vendeve anëtare të NATO-s për një agresion të mundshëm rus dhe përkushtimin e Uashingtonit ndaj aleancës janë rritur që nga ardhja në pushtet e presidentit amerikan Donald Trump në janar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

53 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

3 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

7 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

9 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

23 orë ago