Inteligjenca ushtarake e Ukrainës (DIU) ka konfirmuar shkatërrimin e dy anijeve luftarake ruse në Krimenë e pushtuar.
Njësiti special Group 13 i inteligjencës ushtarake ukrainase, përdori dronët ujorë Magura V5 për të shkatërruar anijet ruse në Krime gjatë mëngjesit të 30 majit.
Për të tentuar të parandalojnë këtë sulm, rusët ngritën në qiell aeroplanët Su-27/30/35 dhe MiG-29, Be-12, An-26 si dhe helikopterët Ka-27/29 dhe Mi-8, por pa ndonjë sukses.
Ata gjithashtu përdorën edhe armë më të vogël si topa të kalibrit 30 mm, megjithatë as këto nuk i ndalën ukrainasit në përfundimin e misionit.
Nga inteligjenca ushtarake e Ukrainës u bë e ditur se dronët ujorë Magura 5, sulmuan anijet në afërsi të fshatit Chornomorsk të qarkut Yevpatoriia.