Një burrë indonezian ka zbuluar se nusja e tij është në fakt një burrë, 12 ditë pas martesës së tyre. 26-vjeçari i njohur vetëm si AK ishte njohur me Adinda Kanza në “Instagram”, në vitin 2023.
AK dhe 26-vjeçarja u takuan personalisht vetëm një vit pasi u njohën nëpërmjet rrjetit social.
Gjatë takimeve të tyre, Adina mbante një shami që i mbulonte të gjithë fytyrën, të cilën AK thuhet se e mori si shenjë për përkushtimin e saj ndaj Islamit.
Më vonë ata vendosën që dashurinë e tyre t’a kurorëzonin në martesë. Adinda dëshironte një ceremoni të vogël në shtëpinë e AK pasi ajo thoshte se nuk kishte një familje.
Ndërkohë 12 ditë pas martesës, 26-vjeçari filloi të dyshonte për bashkëshorten e tij. Shkak u bë shmangia e intimitetit, pasi Adina i thoshte se ishte në periudhën e saj dhe nuk ndihej mirë.
“South China Morning Post” shkruan se AK ka treguar se 26-vjeçarja refuzonte që të hiqte shaminë edhe kur ishin në shtëpi. Për këtë arsye ai nisi kërkimet dhe pas 12 ditësh martesë, AK zbuloi se bashkëshortja e tij i kishte prindërit gjallë.
Këta të fundit i thanë dhëndrit të tyre se në fakt bashkëshortja e tij ishte një burrë, i identifikuar si E. SH. Ata gjithashtu thanë se nuk e dinin që djali i tyre ishte në një lidhje, aq më pak të martuar.
Aktualisht Adinda është arrestuar nga policia dhe ka deklaruar se është martuar me AK për t’i vjedhur pasurinë e familjes së tij. Ai po përballet me akuza për mashtrim që mund ta çojnë atë pas hekurave deri në katër vjet.
Policia ka zbuluar se atij i pëlqente të shtirej si grua ndërsa dilte me burra. Gjithashtu u zbulua se mashtruesi i dyshuar ishte lidhur më parë edhe me gra.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…