Analisti kosovar dhe njohësi i zhvillimeve politike, Agon Maliqi, e ka cilësuar si shumë të çuditshëm faktin që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është intervistuar nga Prokuroria Speciale e Hagës vetëm pasi është lëshuar aktakuza.
Maliqi ka thënë se situatën e bën edhe më të çuditshëm fakti që s’mund të shihet aktakuza dhe akuzat e mundshme, megjithatë ai ka thënë se duhet pritur se çfarë do të ndodh në fund, pavarësisht se në mendje ka disa teori rreth asaj se çfarë po ndodh në Hagë.
Lidhur me këtë reagim të Maliqit, ka shkruar edhe Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon Taubadel, e cila ka thënë se sot do të qëndrojë në Hagë dhe do të flasë me prokurorët e Dhomave të Specializuara.
Cramon ka thënë se edhe ajo vetë është kurioze ta di se çfarë realisht po ndodh.
Derisa ka thënë se do të vizitojë edhe komisionin ndërkombëtar për personat e pagjetur.
“Edhe unë jam kurioze gjithashtu, nesër do të jem në Hagë për të folur me prokurorët e Dhomave të Specializuara si dhe do të vizitoj Komision Ndërkombëtar për personat e pagjetur”, ka shkruar Cramom.