Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mefail Elshani, është shprehur i gatshëm t’ia dhurojë veshkën e tij, Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.
Presidenti Thaçi, në orët e mëngjesit të së hënës është shtruar për pak kohë në spital për shkak të shqetësimeve të shfaqura nga gurët në veshka.
E, lidhur me problemet shëndetësore të presidentit Thaçi, ka reaguar veterani i luftës Mefail Elshani. Ka thënë se është i gatshëm t’ia dhurojë Thaçit njërën veshkë të tij.
“Unë zëvendësi i Brigadës së 60 KUMANOVA të UÇK-së, invalid me 9 plagë në trup, Mefail Elshani nga Ngucati i Malishevës jam gjendje të ia dhurojë veshkën pa kurrëfar problemi! Shërim të Shpejt President!”, ka shkruar Elshani në Facebook.
Presidenti Thaçi, të hënën ka marrë trajtim në QKUK për dhimbjet që shkaktojnë gurët në veshkë.
Në një njoftim të zyrës së tij thuhet se ai u trajtuar në Klinikën e Urologjisë në Qendrën e Klinike Universitare në Prishtinë, ku i kryer analizat dhe ka marrë trajtimin për dhimbjet që shkaktojnë gurët në veshkë.
Pas trajtimit është liruar dhe është kthyer në shtëpinë e tij.
Presidenti i Republikës së Kosovës e falënderon gjithë personelin e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës për kujdesin e treguar, thuhet në njoftimin e zyrës së tij.