Përfaqësuesi i Lartë në Bosnje dhe Hercegovinë diplomati austriak Valentin Inzko ka vlerësuar se anëtari serb i Kryesisë së BeH Millorad Dodik dhe Kuvendi i Republikës Serbe e kanë kaluar vijën e kuqe dhe ka shtuar se është i gatshëm të reagojë.
Ai ka shtuar se shtet e Kuintit gjithmonë kanë qenë për përdorimin e kompetencave të Bonit, të cilat japin kompetenca të mëdha Përfaqësuesit të Lartë, por edhe tjera, nëse asgjë tjetër nuk ndihmon, transmeton portali boshnjak Klix.ba.
“Unë jam i gatshëm të reagojë, por vetëm me Bordin e Këshillit për Implementim (PIC). Nuk do të punoj vetëm. Në PIC aktualisht është mendimi i ri dhe gjithnjë e më shumë anëtarë mendojnë se duhet përdorur kompetencat e Bonit, por vendimi ende nuk është marrë. Përveç Rusisë, brenda PIC ka edhe shtete tjera të cilat mendojnë se zgjidhjet vendore janë më të mira. Të gjitha shtetet mendojnë për të mirën e BeH. Në PIC janë 11 apo 12 shtete, disa janë më tepër e disa më pak për përdorimin e kompetencave të Bonit”, ka pretenduar Inzko.
Duke komentuar deklaratën e përbashkët të liderëve të SDA, SBB dhe DF, Bakir Izetbegoviq, Fahrudin Radonçiq dhe Zhelko Komshiq, të cilët e kanë paralajmëruar Dodikun që nuk do të lejojnë tejkalimin e vijës së kuqe, Inzko ka thënë se vija e kuqe është kur dikush thotë se nuk do t’i respektojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese të BeH, konkretisht këtë të fundit për pronësinë mbi tokat bujqësore.
“Merreni me mend sikur dikush në Korzikë të thoshte se nuk do t’i respektojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese në Paris. Presidenti Emmanuel Macron menjëherë do ta dërgonte ushtrinë”, ka thënë Inzko.
Ai shton se Gjykata Kushtetuese është themel i çdo shteti dhe vendimet e saj duhet të zbatohen.
“Izetbegoviq ka thënë se së pari duhet të reagojë Prokuroria e BeH, dhe e dimë se kush i ka propozuar këto tetë pika në Kuvendin e RS, e dimë se kush ka qenë i pranishëm. Ishte koha e fundit që institucionet vendore ta kryejnë punën e tyre, e nëse nuk duan, atëherë gjithmonë ekziston mundësia që në komunitetin ndërkombëtar të gjejmë gjuhë të përbashkët”, ka thënë Inzko.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…