LAJME

IPK arreston një zyrtar policor të Mbrojtjes së Afërt, dyshohet se kërcënoi dy policë në trafik

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar të dielën një zyrtar policor në Fushë Kosovë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosje”. Ndaj tij është urdhëruar masa e ndalimit policor, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të IPK-së, i dyshuari është zyrtar i njësisë për Mbrojtje të Afërt dhe rasti dyshohet se ka ndodhur derisa i njëjti ishte jashtë detyrës zyrtare.

Polici i arrestuar “dyshohet se ka kanosur dy zyrtarë policorë të kanë qenë në detyrë.”

“Dyshohet se kanosja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje në komunikacionin rrugor në rrugën “Dardania”, në kryqëzim me rrugën “Hajrullah Zymi”, pranë shkollës “Mihail Grameno” në Fushë Kosovë.

Pas pranimit të këtyre informacioneve, hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë kanë ndërmarrë veprime hetimore pas të cilave zyrtari policor i dyshuar në këtë rast është arrestuar kurse nga prokurori kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.” – thuhet në njoftimin e IPK-së.

Lidhur me rastin, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Kush është Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, dhe sa e fuqishme është familja e tij?

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka hedhur poshtë planin e Izraelit për të vrarë udhëheqësin…

31 minuta ago

Macron: Nëse ndryshon regjimi në Iran, Lindja e Mesme do të zhytet në kaos

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, paralajmëroi se çdo përpjekje për ndryshim regjimi në Iran përmes…

1 orë ago

Trump mbledh Këshillin e Sigurisë, mediat parashikojnë që SHBA t’i bashkohet sulmeve ndaj Iranit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump po zhvillon një takim me këshillin e sigurisë…

4 orë ago

Paralajmërim urgjent për 1.8 miliardë përdorues të Gmail: Bëni këto ndryshime tani

Një ndryshim i madh po vjen për Gmail dhe injorimi i tij mund t’ju vërë…

7 orë ago

Dështimi i mbrojtjes ajrore të Iranit trondit Rusinë

Fushata ajrore me ritëm të lartë e Izraelit kundër Iranit po shkakton shqetësim midis analistëve…

9 orë ago

“Nuk më intereson çfarë tha ajo…” Trump përplaset me drejtoreshën e Inteligjencës Kombëtare në SHBA për Iranin

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka hedhur poshtë deklaratat e drejtoreshës së inteligjencës kombëtare, Tulsi…

9 orë ago