Sulmet ndaj forcave iraniane në Irak mund të jenë vetëm fillimi i një operacioni të madh në të gjithë rajonin. Komandanti iranian Hajizadeh ka thënë se mund t’i vrisnim së paku 500 ushtarë amerikan në sulmet e fundit, por nuk deshëm sepse kishim tjetër synim.
Amir Ali Hajizadeh tha se hakmarrje për vrasjen e gjeneralit Qasem Soleimani nga SHBA ishte përzënia forcave amerikane nga rajoni, raporton BBC, përcjellë Gazeta Express.
Në një konferencë shtypi përcjellë nga mediat shtetërore iraniane, komandanti i hapësirës ajrore të Gardës Revolucionare Brig-Gen Hajizadeh tha se Irani ishte përgatitur për të gjuajtur qindra apo edhe mijëra raketa, por gjuajti vetëm njëzet prej tyre.
“Synimi ynë nuk kishte qenë të vrisnim trupa amerikane, tha ai, operacioni ishte planifikuar në atë mënyrë që po të donim do t’i vrisnim 500 ushtarë vetëm në fazën e parë”, ka thënë komandanti iranian.
“Ne kishim menduar se konflikti do të vazhdonte prej tre ditë deri në një javë. Ne kishim përgatitur disa mijëra raketa për rrethana të tilla,” tha ai në fjalimet e bëra nga agjencia e lajmeve Fars.
Brig-Gen Hajizadeh tha gjithashtu se Irani kishte filluar sulme kibernetike të cilat kishin çaktivizuar sistemet e SHBA’së për gjurmimin e raketave gjatë sulmeve. Sidoqoftë, zyrtarët amerikanë thonë se viktimat në bazën ushtarake u parandaluan sepse sistemet e paralajmërimit (kibernetik) të hershëm funksionuan në mënyrë efektive
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…