KRYESORE

Irani anulon të gjitha fluturimet civile

Fluturimet nga të gjitha aeroportet iraniane janë anuluar nga ora 21:00 sonte deri në orën 6 të mëngjesit me orën lokale të nesërme, njoftuan mediat shtetërore iraniane, duke cituar një zëdhënës të Organizatës së Aviacionit Civil të Iranit.

Fluturimet u anuluan për shkak të kufizimeve operacionale, citojnë mediat të ketë thënë zëdhënësi, i cili nuk ka dhënë detaje të tjera.

Irani vendosi kufizime fluturimi të martën pasi qëlloi me raketa në drejtim të Izraelit, i cili u zotua të hakmerret.

Prej disa muajsh, frika e hakmarrjes iraniane kundër Izraelit për vrasjen e liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh në Teheran është në rritje.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, e quajti sulmin e fundit me raketa në Tel Aviv një “përshkallëzim të rëndësishëm” pasi Izraeli u zotua të hakmerret menjëherë pas përfundimit të sulmit.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha gjithashtu se Irani do të “paguajë” për raketat e lëshuara në vendin e tij.

Udhëheqësi iranian Ayatollah Ali Khamenei mbrojti veprimet e vendit të tij, duke thënë se Irani do të sulmonte përsëri nëse Izraeli përgjigjet.

( Reuters )

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

13 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

15 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

16 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

18 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

18 orë ago