Kreu i Gardës Revolucionare të Iranit tha se vendi duhet të jetojë me “realitetet” e reja të Sirisë pas përmbysjes së presidentit të mbështetur nga Teherani, Bashar al-Assad, raportoi media shtetërore të enjten, shkruan The Guardian.
Sa i përket Sirisë, Irani “po përpiqet vërtet ditë e natë për të ndihmuar në çfarëdo mënyre që mundej; ne duhet të jetojmë me realitetet e Sirisë; ne i shikojmë dhe veprojmë në bazë të tyre”, tha Hossein Salami, cituar nga agjencia zyrtare e lajmeve IRNA.
Ai shtoi: “Strategjitë duhet të ndryshojnë sipas rrethanave; ne nuk mund të zgjidhim shumë çështje globale dhe rajonale me stagnim dhe duke përdorur të njëjtat taktika”.
Irani ka qenë një aleat i fortë i familjes Assad, sundimi i të cilit prej dekadash në Siri përfundoi në fundjavë kur një ofensivë e rebelëve pushtoi kryeqytetin Damaskun.
Assad kishte luajtur prej kohësh një rol strategjik në “boshtin e rezistencës”anti-izraelit të Iranit, veçanërisht në lehtësimin e furnizimit me armë për aleatin e Teheranit, Hezbollahun në Libanin fqinj.
Boshti i rezistencës përfshin Hezbollahun si dhe Hamasin në Gaza, rebelët Huthi në Jemen dhe disa grupe më të vogla të milicisë shiite në Irak.
Gjithashtu të enjten, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike dënoi ashpër “abuzimin e paqëndrueshmërisë aktuale në Siri nga SHBA dhe regjimi sionist”.
Lidhjet midis Teheranit dhe Damaskut arritën kulmin gjatë luftës civile siriane që filloi në vitin 2011, me Gardën Revolucionare që dërgoi ata që i quajti “këshilltarë ushtarakë” për ta ndihmuar Assadin.
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…
Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…
Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…