BOTA

Irani i jep raketa Rusisë? SHBA: Bashkëpunim i paprecedentë ushtarak, do marrim masa

Irani mund ta furnizojë Rusinë me raketa balistike për përdorim në Ukrainë. Është Shtëpia e Bardhë që ngre një alarm të tillë.

Zëdhënësi John Kirby paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara do ta ndjekin nga afër situatën mes Iranit dhe Rusisë dhe do të ndërmarrin veprimet e duhura, sipas nevojës. Sipas Kirbyt, Irani e kishte furnizuar Rusinë me dronë, bomba ajrore të komanduara dhe municione artilerie të cilat Moska i ka përdorur për të sulmuar Ukrainën.

“Irani mund të jetë duke u përgatitur që të shkojë një hap më tej në mbështetjen për Rusinë. Jemi të shqetësuar se Irani tani po shqyrton furnizimin e Rusisë me raketa balistike për përdorim në Ukrainë.”

John Kirby

Sipas Uashingtonit, në këmbim të kësaj mbështetjeje, Rusia i kishte ofruar Teheranit bashkëpunim të paprecedentë në fushën e mbrojtjes përfshirë raketat, elektronikën dhe mbrojtjen ajrore.

Irani po kërkon të blejë miliarda dollarë pajisje ushtarake nga Rusia, përfshirë helikopterë sulmues, radarë dhe avionë stërvitës luftarak.

Zëdhënësi shtoi më tej se grupi mercenar Wagner, nën drejtimin e Moskës, po përgatitej të siguronte aftësi të mbrojtjes ajrore për Hezbollahun ose Iranin. Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura të përdornin autoritetet e saj të sanksioneve kundër terrorizmit, kundër individëve ose subjekteve ruse që mund t’i bëjnë këto transferime destabilizuese.

Shtëpia e Bardhë paralajmëroi në muajin maj se po vërente sinjale në rritje se Rusia dhe Irani po zgjeronin një partneritet të paprecedentë në fushën e mbrojtjes që do ta ndihmonte Moskën që të zgjaste luftën e saj në Ukrainë, si dhe do të përbënte kërcënim për fqinjët e Iranit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

5 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

20 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago