Një shpërthim i madh në një fabrikë e cila prodhonte materiale kimike, vrau të paktën 18 persona dhe plagosi më shumë se 700 të tjerë në portin më të madh të Iranit, Bandar Abbas.
Shpërthimi, i cili goditi seksionin Shahid Rajaee të portit, ndodhi kur Irani filloi një raund të tretë të bisedimeve bërthamore me Shtetet e Bashkuara në Oman, por nuk kishte asnjë tregues për një lidhje midis dy ngjarjeve. Hossein Zafari, një zëdhënës i organizatës së menaxhimit të krizave të Iranit, theksoi se shkaktar i ngjarjes është keqmenaxhimi i kontenjerëve të kimikateve.
Paraprakisht, Drejtori i Përgjithshëm i Menaxhimit të Krizave kishte paralajmëruar këtë port gjatë vizitave të tyre dhe kishte vënë në dukje mundësinë e rrezikut”, tha Zafari.
Megjithatë, një zëdhënës i qeverisë iraniane tha se megjithëse kimikatet mund të kishin shkaktuar shpërthimin, nuk ishte ende e mundur të përcaktohej arsyeja e saktë. Presidenti Masoud Pezeshkian urdhëroi një hetim të incidentit dhe dërgoi në vend ministrin e tij të brendshëm, i cili tha se po vazhdonin përpjekjet për të shuar zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e tij në zona të tjera.
Kanalet zyrtare të lajmeve të Iranit transmetuan pamjet e një reje të madhe tymi të zezë që ngrihej mbi port si pasojë e shpërthimit
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…