Shteti i Iranit ka bërë të ditur se nuk do të zbatojë kufizimet që e përcaktojnë marrëveshjen bërthamore.
Kjo u tha në një deklaratë që u bë publike pas takimit që ishte zhvilluar nga kabineti iranian në Teheran.
Në deklaratë thuhet se Irani nuk do të ndjekë kufizime në pasurim, nivelet e pasurimit, stokun e materialit të pasuruar, hulumtimin apo zhvillimin.
Kjo marrëveshje ishte nënshkruar në vitin 2015 nga Irani dhe fuqitë botërore më 2015, ku thuhet se ky shtet është pajtuar për të kufizuar aktivitetin bërthamor në këmbim të lirimit nga sanksionet ndërkombëtare.
Ky vendim i Iranit vjen pak ditë pas vrasjes së gjeneralit iranian, Qasem Soleimani nga SHBA-ja.