KRYESORE

Irani paralajmëron sërish: Rrëzimi i raketave tona nga Europa është akt lufte!

Irani ka kërcënuar Europën se “çdo veprim ushtarak do të konsiderohet akt lufte’. Nga ana tjetër, Arabia Saudite sapo ka reaguar ndaj sulmit ndaj ambasadës amerikane në Riad duke thënë se ka të drejtë të përgjigjet.

Trupat e Forcës së Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë hyrë në Liban pasi Hezbollahu njoftoi se ka goditur tri prej bazave. Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, thotë se ai dhe kryeministri Benjamin Netanyahu “kanë autorizuar Forcat e Mbrojtjes së Izraelit të avancojnë dhe të marrin në kontroll zona strategjike shtesë në Liban për të parandaluar zjarrin mbi komunitetet izraelite në kufi”.

Ushtria izraelite ka nisur sulme të reja në agim ndaj Teheranit dhe Bejrutit dhe ka lëshuar paralajmërime për evakuim për disa rajone të Libanit jugor.

Ambasada e SHBA-ve në Riad është goditur nga dy dronë, dhe mediat shtetërore iraniane thonë se një ndërtesë komande dhe stafi në një bazë ajrore amerikane në Bahrein është shkatërruar.

Trump tha për NewsNation se SHBA-të do të kundërpërgjigjen “së shpejti” për sulmin ndaj ambasadës dhe për vdekjen e personelit amerikan. Gjashtë persona janë vrarë deri më tani, ndërsa 18 janë plagosur.

Presidenti Donald Trump ka përdorur gjithashtu platformën Truth Social për të komentuar mbi rezervat amerikane të municioneve të “nivelit mesatar dhe mesatar të lartë”, duke shtuar se luftërat “mund të vazhdojmë ‘përgjithmonë’… duke përdorur vetëm këto furnizime”.

“Kemi një furnizim pothuajse të pakufizuar me këto armë. Shtetet e Bashkuara janë të pajisura dhe gati për të fituar, shumë!!!” shkroi Trump. Ai nuk kurseu as ish-presidentin Biden duke thënë se i ka dhënë Ukrainës “shumë prej armëve super të avancuara” të SHBA-ve.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, thotë se “goditjet më të rënda” ndaj Iranit “s’kanë ndodhur ende”, duke shtuar se nuk do të “zbulojë detaje të përpjekjeve tona taktike”.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka mbrojtur sulmet ushtarake izraelite ndaj Iranit, duke pretenduar se zgjerimi i fundit bërthamor i Teheranit do të ishte bërë “i paprekshëm brenda disa muajsh” para ndërhyrjes së Izraelit. “Nëse nuk do të ndërmerrej veprim tani, nuk do të mund të ndërmerrej asnjë veprim në të ardhmen”, tha ai.

Pallati historik Golestan në Teheran, i cili është i listuar si Vend i Trashëgimisë Botërore nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), është dëmtuar pas sulmeve amerikano-izraelite. UNESCO ka shprehur shqetësim për mbrojtjen e vendeve të trashëgimisë

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thonë gjithashtu se kanë vënë në shënjestër kompleksin e televizionit shtetëror iranian. “Ushtria izraelite shënjestroi kompleksin e IRIB-it të Republikës Islamike, zemra e makinerisë së gënjeshtrave dhe shtypjes së IRGC-së,” thuhet në një postim në llogarinë e IDF në X.

Departamenti i Shtetit i SHBA-ve u ka bërë thirrje amerikanëve në Lindjen e Mesme që të largohen menjëherë. Konkretisht bëhet fjalë për amerikanët që jetojnë në Bahrein, Egjipt, Iran, Irak, Izrael, Bregun Perëndimor, Gaza, Jordani, Kuvajt, Liban, Oman, Katar, Arabinë Saudite, Siri, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jemen.

Kjo vjen pasi Donald Trump tha se mori vendimin për të nisur luftë kundër vendit sepse ishte “mundësia e fundit dhe më e mirë” për të ndalur regjimin e tij. SHBA-të dhe Izraeli goditën Iranin të shtunën, duke vrarë Udhëheqësin Suprem, Ajatollah Ali Khamenei. Ushtria izraelite ka nisur që atëherë sulme të reja ndaj Teheranit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

3 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

8 orë ago