Irani mund të jetë duke planifikuar të vrasë anëtarët e lartë të administratës së ish-presidentit amerikan Donald Trump, duke përfshirë vetë ish-presidentin, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e gjeneralmajor Qassem Soleimani, ka paralajmëruar një raport i inteligjencës amerikane, shkruan Telegraph.
I lëshuar nga Qendra Kombëtare Kundër Terrorizmit, raporti identifikon gjithashtu kërcënimet kundër ish-sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, dhe Kenneth McKenzie, ish-kreu i Komandës Qendrore të SHBA-së.
“Që nga janari i vitit 2021, Teherani ka shprehur publikisht gatishmërinë për të kryer operacione vdekjeprurëse brenda Shteteve të Bashkuara dhe ka identifikuar vazhdimisht ish-presidentin Donald Trump, ish-sekretarin e Shtetit Michael Pompeo dhe ish-komandantin e CENTCOM, gjeneralin Kenneth McKenzie si ndër objektivat prioritare për ndëshkim”, thuhet në raport.
“Irani ndoshta do ta konsideronte vrasjen ose ndjekjen penale të një zyrtari amerikan që e konsideron të barabartë në gradë dhe pozitë me Soleimanin ose përgjegjës për vdekjen e tij si veprime të suksesshme hakmarrëse”.
“Irani po zhvillon një fushatë të shumëanshme për t’u hakmarrë për vdekjen e ish-shefit të Forcës Quds, duke përfshirë kërcënimet për veprime vdekjeprurëse, manovra ligjore ndërkombëtare dhe lëshimin e urdhër-arresteve dhe sanksioneve iraniane”, thuhet në raport.
Soleimani u vra në një sulm me dron amerikan jashtë aeroportit të Bagdadit në janar të vitit 2020.
Qeveria e Britanisë së Madhe ka ndryshuar qëndrim dhe ka miratuar përdorimin e bazave të…
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë një deklaratë të fortë këtë të premte…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka sulmuar ashpër aleatët e NATO, duke i quajtur “frikacakë” për…
Xhamia e Pashës në Tetovë njofton se janë prerë kabllat e zërimit të xhamisë nga…
Donald Trump krijoi një moment jashtëzakonisht të sikletshëm për kryeministren e Japonisë, Sanae Takaichi, në…
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…