KRYESORE

Irani reagon ndaj akuzave të SHBA-së dhe Britanisë për sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kanaani, ka hedhur poshtë akuzat dhe ka reaguar ndaj SHBA-së dhe Britanisë të cilat kanë bërë deklarata që dënojnë Teheranin për shkak të sulmeve kibernetike kundrejt Shqipërisë.

Sipas një deklarate me shkrim nga ministria e jashtme, thuhet se Kanaani ka dënuar “ashpër” dhe ka “hedhur poshtë akuzat e pabaza” që Këshilli i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së dhe ministria e Jashtme e Britanisë kanë drejtuar ndaj Iranit për shkak të sulmeve kibernetike kundrejt Shqipërisë.

Kanaani pretendoi se SHBA-ja dhe Britania nuk kanë ndonjë arsye të drejtë për këtë çështje pasi më parë kanë qëndruar “të heshtura ndaj sulmeve të panumërta kibernetike me objektiv infrastrukturën madje edhe komplekset bërthamore të Iranit si dhe kanë mbështetur në mënyrë direkte ose indirekte” këto lloj veprimesh.

Duke tërhequr vëmendjen se janë një vend që janë përballur me sulme kibernetike shumë herë, Kanaani vuri theksin se Irani është një pjesë e rëndësishme e përpjekjeve ndërkombëtare në luftën kundër kërcënimeve e sulmeve kibernetik.

Autoritetet e Shqipërisë në muajin korrik njoftuan se janë përballur me një sulm të madh kibernetik për të cilin dyshohej se ishte i sinkronizuar dhe kryhej nga jashtë vendit.

Pas evidentimit të sulmit në fjalë, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit e Shqipërisë mbylli përkohësisht aksesin e shërbimeve publike online dhe të disa ueb faqeve qeveritare, për t’i rikthyer përsëri në funksion.

Shqipëria dje njoftoi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin, si kundërpërgjigje të sulmit kibernetik të kryer në muajin korrik ndaj infrastrukturave digjitale.

Pas këtij vendimi, Këshilli i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së dhe ministria e Jashtme e Britanisë, bënë deklarata të cilat e dënonin Iranin për shkak të sulmit kibernetik kundrejt Shqipërisë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

I riu nga Izraeli viziton Kosovën: Faleminderit që shpëtuat shumë jetë!

Or Akta, është shtetasi izraelit i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në…

5 orë ago
  • KRYESORE

Vendet e vetme të NATO-s që e mbështesin Trumpin për Iranin, përmendet edhe Kosova

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…

9 orë ago
  • BOTA

Protestuesit varen në Iran

Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Tragjedia në Vjenë ku mbetën të vdekur tre punëtorë nga Kosova, si tentoi të fshihej nga përgjegjësia kompania? Mediat austriake zbulojnë prapaskenat

Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…

10 orë ago
  • KRYESORE

Irani sulmon rafineritë e naftës në Arabinë Saudite dhe Kuvajt

Arabia Saudite ka njoftuar se një dronë ka goditur të enjten rafinerinë “Samref” të vendit…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Publikohet raporti i ri, Kosova shteti më i lumtur në Evropën Juglindore

Sipas edicionit më të fundit të World Happiness Report, tri vendet më të lumtura në botë…

11 orë ago