KRYESORE

Sekretari Blinken në Kiev, njofton 2.6 miliardë dollarë ndihma për Ukrainën

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ndodhet në Ukrainë, në një vizitë të paparalajmëruar, dëshmi e mbështetjes së vazhdueshme të Uashingtonit për Kievin, ndërsa kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj nga sulmi i Rusisë ndaj këtij vendi.

Zoti Blinken njoftoi të enjten 2.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën dhe 18 vende të tjera në rajon “më të rrezikuarat nga një agresion rus në të ardhshmen”.

Ndihma përfshin 675 milionë dollarë në armatime, municione dhe pajisje shtesë amerikane. Krahas kësaj, zoti Blinken pritet të njohë autoritetet në Kiev me kërkesën që Departamenti i Shtetit i ka bërë Kongresit për miratimin e 2 miliardë dollarëve të tjerë në investime afatgjata, për të forcuar sigurinë e Ukrainës dhe 18 vendeve fqinje të saj.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ndodhet në Ukrainë, në një vizitë të paparalajmëruar.

Vizita e zotit Blinken në Kiev i paraprin mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku udhëheqësit botërorë do të takohen për të ripohuar parimet e Kartës së OKB-së për sovranitet dhe integritet territorial.

Ne jemi të përqendruar tek ndihma që do të mundësojë që Ukraina të dominojë në këtë luftë, në mënyrë që kur të mbërrijmë në ditën për të negociuar një zgjidhje, Ukraina të ndodhet në pozitat më të forta të mundshme”, tha një zyrtar i lartë amerikan.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin njoftoi gjithashtu të enjten se Shtetet e Bashkuara planifikojnë t’i ofrojnë Ukrainës një ndihmë të re sigurie në vlerën e 675 milionë dollarëve, dy javë pasi Uashingtoni premtoi 3 miliardë dollarë ndihmë sigurie për Kievin.

Paketa shtesë do të përfshijë më shumë armë të artilerisë së rëndë Howitzer; sisteme raketash me lëvizshmëri të lartë ose HIMARS; raketa me shpejtësi të lartë të projektuara për të mos u interceptuar nga radarët, granatahedhëse; automjete të blinduara mjekësore; pajisje që mundësojnë shikim natën e të tjera.

Kjo ndihmë do ta çonte totalin e ndihmës ushtarake të ofruar nga administrata Biden për Ukrainën në rreth 15.2 miliardë dollarë .

Zoti Austin tha se lufta në Ukrainë “ndodhet në një moment tjetër kyç” ndërsa forcat ukrainase po kryejnë një kundërofensivë në jug të vendit. “Aktualisht po shohim suksesin e përpjekjeve tona të përbashkëta në fushën e betejës“, shtoi ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

3 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

13 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

17 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

17 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

1 ditë ago