Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të bëjë të ditur se si kanë votuar anëtarët e saj lidhur me shkarkimin e Vjosa Osmanit nga pozitat e saj në këtë parti.
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se votimi është proces i brendshëm dhe se mundet të garantojë vetëm për të dhënat e publikuara të shtunën mbrëma.
“Votimi është një proces i brendshëm demokratik. E drejtë individuale e çdonjërit. Unë garantoj vetëm për saktësinë e të dhënave që janë raportuar mbrëmë, si rezultate të përgjithshme të votimit”, ka thënë Mustafa për KOHA.
Nga 123 anëtarë sa ka gjithsej Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, 95 prej tyre kanë marrë pjesë në votimin elektronik.
Prej tyre pro shkarkimit të Osmanit kanë votuar 70 anëtarë, 16 janë shprehur kundër, 9 kanë abstenuar.Votimin e tyre kundër shkarkimit të Vjosa Osmanit nga pozita e nënkryetares dhe anëtares së kryesisë, e kanë bërë të ditur disa prej anëtarëve të LDK-së, si Haxhi Avdyli, Fatmir Rexhepi, Lutfi Haziri, Valentina Bunjaku, Xhafer Tahiri dhe Ardian Shala.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…