Pas 10 vitesh i njëjti ekip i Top Channel rikthehet në familjen Xhemalaj. Isaleo të cilin anëtarët e familjes rome e gjetën një ditë vere në një kontenier mbeturinash është bërë një djalë i madh dhe tashmë shkon në klasë të pestë.
Isaleo, 12 vjeç e di mirë historinë e tij. Kujtimet e fëmijërisë si kjo karrocë janë më të dashurat për të. Por i rritur me mundime nga familja që i shpëtoi jetën dhe që dashurinë nuk ia kanë kursyer asnjëherë. Isaleo nuk kërkon t’i njohë prindërit biologjikë që e braktisën.
Në familjen rome ashtu si 10 vjet më parë asgjë ska ndryshuar. Për baba njeh Leonardin djalin e shtëpisë. Ai e gjeti dhe e solli në shtëpi dhe gjyshja Noçe e ëma e Leonardit e ka rritur Isaleon.
Sot ata ende jetojnë me të ardhurat nga kanaçet që mbledhin në koshat e mbeturinave. Por familja rome që e rriti kërkon që Isaleon të shpëtojë një herë e mirë nga koshat. Ata duan që e ardhmja e tij të jetë ndryshe dhe mos varet mbijetesa nga plehra, atje ku ia shpëtuan jetën 12 vjet më parë.
Forcat ukrainase kanë goditur një nga “fabrikat më të rëndësishme ushtarake” të Rusisë. Kështu tha…
Ish-kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, ka paralajmëruar për rrezikun e krijimit të një aleance të…
Në ditën e 11 të sulmeve të izraelito-amerikane ndaj Iranit, tensionet janë përqendruar në Ngushticën…
Komanda e përbashkët ushtarake e Iranit ka paralajmëruar se bankat dhe institucionet financiare tani janë…
Pamje tronditëse kanë dalë nga incidenti i rëndë me zjarr që ndodhi në një automjet…
Presidenti amerikan Donald Trump publikoi një mesazh në Truth Social pas raportimeve se Irani po…