Pas ndihmës së madhe të shtetve fqinje dhe shumë vendeve të Europës dhe SHBA-së, ish-ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch përmes një postimi në rrjetet sociale ka publikuar shtetet që ndihmuan Shqipërinë pas tërmetit tragjik.
Në listë vihet re mungesa e Holandës, ku Bosch e ka konsideruar një turp.
“Çfarë turpi, Holanda e pasur nuk është aty! Çfarë po shkon keq me ne, kemi qenë gjithmonë aty për të ndihmuar”, ka shkruar ai në Twitter.