POLITIKE

Ish ambasadori serb në Turqi: Erdogani nuk ka folur rastësisht për lobim për njohjen e Kosovës

“Puna për të promovuar interesat e Prishtinës është një udhëzim i vazhdueshëm për diplomatët turq, por sigurisht që duhet të analizojmë seriozisht pse presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, i cili nuk thotë asgjë rastësisht, vendosi të shpallë lobim të intensifikuar për Kosovën pikërisht në këtë moment, në mënyrë të qartë në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka deklaruar Darko Tanaskoviq, ish-ambasadori serb në Turqi për portalin në gjuhën serbe “Kosovoonline”.

Presidenti turk ka thënë se Ankaraja është duke punuar në rritjen e numrit të vendeve që njohin pavarësinë e Kosovës dhe se do të diskutojë këtë me presidentin e SHBA Joseph Biden, për të bërë punë të përbashkët” për atë çështje.

Në pyetje se çfarë mund të pritet nga veprimi i përbashkët i Turqisë dhe SHBA, Tanaskoviq është përgjigjur, “Unë nuk parashikoj një përgjigje masive ndaj thirrjeve të lobistëve të Kosovës, sepse shumë vende kanë arsyet e tyre autentike, të forta pse hezitojnë të afirmojnë ndërkombëtarisht pavarësinë e Kosovës. SHBA dhe Turqia sigurisht do të jenë në krye të kësaj fushate të re, veçanërisht pasi ajo është një nga çështjet jo aq të shumta në lidhje me të cilën ekziston një përkim i plotë i pozicioneve të Uashingtonit dhe Ankarasë”


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

49 minuta ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

1 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

2 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

3 orë ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

5 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

6 orë ago