POLITIKE

Serwer paralajmëron Serbinë: Është koha që Washingtoni t’i tregojë Vuçiqit se NATO do t’i mbrojë fqinjët nga Beogradi

Është koha që BE-ja dhe NATO-ja të bëhen reale me Serbinë, është shprehur eksperti amerikan për çështjet e Ballkanit, Daniel Serwer.

Përmes një shkrimi, Serwer ka thënë se presidenti serb Aleksandër Vuçiq po dëshiron që t’i bashkojë serbët në një hapësirë të vetme, porse kujton ai, herën e fundit që Serbia tentoi një gjë të tillë, përfundoi në luftë me shtetet fqinje duke u larguan në fund pa asnjë territor tjetër.

“Serbia ka tetë fqinjë të afërt. Të gjithë kanë pakica serbe, megjithëse në Bullgari është më e vogël. Gjashtë janë anëtarë të NATO-s (Kroacia, Bullgaria, Hungaria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Rumania). Dy të tjerë kanë trupat e BE dhe NATO të përkushtuara në integritetin e tyre territorial (Bosnja dhe Kosova). Çfarë ndodhi kur Serbia u përpoq në vitet 1990 të zgjeronte hapësirën e saj politike dhe të bashkonte disa nga ato pakica në një shtet? Luftë me Slloveninë, luftë me Kroacinë, luftë me Bosnjën, luftë me Kosovën dhe luftë me NATO-n. Rezultati: Serbët u larguan në Serbi nga vendet fqinje, por asnjë pëllëmbë katrorë e vendeve fqinje nuk iu dha Serbisë”, ka thënë Serwer.

Pikëpamja e Vuçiqit se në përpjekjet e tij për të bashkuar serbët në një shtet të vetëm pa asnjë të shtënë të vetme, është e zbrazët thotë Serwer. Nëse do të ishte ashtu, Serwer shton se Serbia nuk do ta armatosej tash.

“Nëse ai do ta besonte atë, ai nuk do ta riarmatoste Serbinë me armë ruse dhe kineze. Serbia nuk përballet me asnjë kërcënim ushtarak nga tetë fqinjët e saj. Ai (Vuçiq) është duke kuptuar se nëse Serbia bëhet mjaft e fuqishme dhe krijon mjaft reagime, fqinjët e saj do të heqin dorë nga territori në vend se të rrezikojnë me një luftë. Nuk ka asnjë arsye për të menduar se kjo do të ndodhë, ose se Serbia nuk do të përdorë armët nëse mendon, si Millosheviqi, se mund të fitojë”, shtoi Serëer.

Serweri i ka bërë thirrje Uashingtonit që t’i japë mesazh të qartë Vuçiqit, ashtu sikur Bashkimi Evropian.

“Ka kohë që Brukseli i tha atij se BE nuk do të pretendojë më se anëtarësimi është një mundësi për një vend që strehon ambicie territoriale dhe nuk respekton kufijtë e fqinjëve të tij. Dhe është koha që Washingtoni të sinjalizojë qartë se NATO do të mbrojë të gjithë fqinjët e Serbisë nga synimet jofqinjësore të Beogradit”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Pakistani: SHBA-ja dhe Irani pranë marrëveshjes historike, finalizimi mund të ndodhë brenda një dite

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…

3 orë ago
  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

8 orë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

10 orë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

1 ditë ago
  • KRYESORE

NATO-ja planifikon zvogëlim të pranisë në Kosovë sepse është përmirësuar situata e sigurisë

Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Votat nga diaspora i japin një mandat shtesë Vetëvendosjes, LDK humbet një ulëse

Numërimi i votave të diasporës ka sjellë ndryshime në projektimin e ndarjes së mandateve në…

1 ditë ago