Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë dy të akuzuarit e parë pritet të paraqiten në Gjykatën Speciale në Hagë.
E, lidhur më këtë ka reaguar edhe Ish-bashkëluftëtari i heroit të kombit Sali Çekaj, Saim Tahiraj.
Ai përmes një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se ky do të jetë një çlirim i dytë për popullin tone.
Ja shkrimi i tij:
Ish-bashkëluftëtari i heroit të kombit Sali Çekaj, Saim Tahiraj, përmes një postimi në Facebook.
Shpresoj shumë, të jetë një fillim i mbarë ! Sa shumë ka nevojë të pastrohet skena politike në Kosovë ! Do jetë një çlirim i dytë për popullin tonë ! Sa shumë na ka mungue kjo liri , lusim Zotin që të vije sa më parë !