Ish-diplomati amerikan: SHBA i mbështet shumë kosovarët, nuk do të ketë marrëveshje të keqe

Ish-ambasadori Amerikan në Serbi, Wlliam Montgomery, ka folur për një marrëveshje të mundshme në mes të Kosovës dhe Serbisë, teksa ka shtuar se SHBA mbështet kosovarët dhe nuk do të lejojë një ‘zgjidhje të keqe’.

I pyetur se si e sheh rolin e Shteteve të Bashkuara në procesin e arritjes së një zgjidhje përfundimtare dhe nëse Shtëpia e Bardhë do të bashkëpunojë me Brukselin, dhe nëse mund të priten disa nisma të pavarura nga Shtëpia e Bardhë, Montgomery tha: “Faleminderit Zot, aktualisht Administrata amerikane do të pranojë marrëveshjen që Lajçak do të arrijë “.

Ai theksoj se duhet të merret parasysh se komuniteti i politikës së jashtme amerikane mbështet fuqimisht shqiptarët e Kosovës dhe do të bëjë gjithçka që të parandalojë çdo marrëveshje të keqe mes dy vendeve.

Në një intërvistë për ‘Tanjug’, ish-ambasadori amerikan tha se vetëm një person në rajon ka forcën dhe dëshirën për të arritur një zgjidhje të mirë, e sipas tij, ai është presidenti serb Aleksandar Vucic.

“Presidenti juaj është një lider i fortë që e kupton shumë mirë politikën ndërkombëtare dhe ai është personi i vetëm në rajon që ka forcën dhe dëshirën për të arritur një zgjidhje të mirë për këtë problem. Pyetja është nëse forcat ndërkombëtare dhe ndarjet e brendshme kosovare-shqiptare do ta lejojnë atë. “Unë jam pesimist”, tha Montgomery për Tanjug, transmeton Gazeta Metro.

Ai gjithashtu ka thënë se ka shumë respekt për të dërguarin Special të BE’së për dialog, Miroslav Lajçak, të cilin siç thotë ai, e ka njohur më shumë se 20 vjet.

Kur u pyet se si e sheh ai aktualisht politikën e shtetit serb, duke marrë parasysh rrethanat rajonale dhe ndërkombëtare, por edhe të brendshme – pengimin e zgjedhjes së opozitës me qëllim të delegimit të qeverisë, për të cilën ata marrin mbështetje nga disa adresa evropiane, Montgomery kujton se për 30 vjet, ai kundërshton çdo bojkot të zgjedhjeve.

Sipas tij, bojkoti është kundërproduktiv.

Kujtojmë se Kosova dhe Serbia mund të kthehen shumë shpejt në tavolinën e dialogut pas heqjes së masës së reciprocitetit nga Qeveria Hoti, të cilën Beogradi e përdori si pengesë.