FOTO&VIDEO

BMW-së vazhdon t’i rritet “goja”, sjell 4-shen e re me dizajn më ndryshe

Ju ose do ta doni, ose do ta urreni këtë veturë, por nuk do të mund ta injoroni, shkruan “Carwow”, transmeton Gazeta Express. Dritat standard me LED duken të bukura, por blerësit mund të porosisin edhe drita me laser.

Në pjesën e brendshme, vetura duket shumë më pak kundërthënëse se në pjesën e jashtme. Seria 4 ka enterier pothuajse të njëjtë me Serinë 3. Enterieri është i ndërtuar mirë dhe ka materiale cilësore.


Seria 4 ka trup 23 milimetra më të gjerë se Seria 3 në pjesën e pasme dhe qendrën e gravitetit e ka për 21 centimetra më të ulët. Për këto arsye, Seria 4 do të duhej të ishte veturë më sportive gjatë vozitjes.

Duke qenë se BMW 4 Series Coupe është veturë me dy dyer, sigurisht se është më pak praktike se Seria 3. Futja në ulëset e pasme është mjaft e mundimshme dhe posa të vendoseni aty, hapësira te koka është mjaft e ngushtë.

Hapësira e bagazhit e ka të njëjtën madhësi si te gjenerata e kaluar, por e ka një formë më katrore, që do të duhej të ndikonte për ngarkim më të lehtë të objekteve.

Blerësit mund të zgjedhin mes dy motorëve 2.0 benzinë me 184 ose 258 kuaj-fuqi, një motori 3.0 benzinë me 374 kuaj-fuqi, ose mes tre motorëve me naftë të modeleve 420d, 430d ose M440d.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

5 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

10 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

24 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago