Ish-drejtori i Arsimit në Komunën e Prizrenit, Gani Gërmizaj, me një letër me një mori gabimesh, ka kritikuar kryetarin e kësaj komune, Mytaher Haskuka, pas shkarkimit që ky i fundit ia bëri atij në fund të muajit gusht.
Haskuka e kishte shkarkuar Gërmizajn për “shkak të parregullsive në themelimin e komisioneve për konkurse të hapura pranë kësaj drejtorie”.
Në letrën e tij, me qindra gabime, Gërmizaj ka thënë se është i obliguar “të reagojë ndaj të pavërtetave, tendenca për ta mashtruar popullin nga ana e kryetarit Haskuka”!
Gërmizaj, edhe pse kishte udhëhequr Drejtorinë e Arsimit, duket se nuk i ka punët mirë me drejtshkrimin.
Në një letër me më pak se 700 fjalë, Gërmizaj ka bërë qindra gabime.
Problemi më i madh i Gërmizajt duket se ka qenë zanorja “ë”, të cilën ai nuk e përdor në shumë fjalë, e madje as në foljet “kanë” dhe “janë”.
Kjo është letra e tij e plotë me qindra gabime e postuar në Facebook:
Të nderuar qytetar,ndihem i obliguar që të reagoj ndaj të pavërtetave ,tendenca për ta mashtruar popullin nga ana e Kryetarit Haskuka!
Unë sa isha në pozit si drejtor i DKA-së, kam kërkuar në të gjitha shkollat fillore dhe ato të mesme të mi sjellin nevojat, kërkesat e tyre që kan për staf personel, dhe të gjithë mësimdhënësit që do të dalin në penzion deri me 31.12.2019 dhe pushimet e lehonis! për ti shpallur në konkurs, në mënyr që viti i ri shkollor 2019-20 ,që 2 shtatori të filloj mbar pa munges të mësimdhënësve,të gjitha vendet e lira që kemi shpallur në konkurs të datës 02.07 dhe 03.07.2019 kan qenë kerkesa të drejtorëve të shkollave, pas këtyre kërkesave kemi hapur konkursin! pranimin e kërkesave i kemi pranuar përmes email.zyrtar dhe kopjeve fizike të cilët unë i kam patur në zyren time,dhe duhet të jenë aty për dëshmi!
Nga disa drejtor shkollave kemi patur kërkesa për punëtor teknik edhe me shumë, për roje nate , ku ne e kemi patur të pa mundur të risim numrin përshkak kodeve buxhetore! andaj ne jemi konsultuar me drejtor shkollave me zyrtarët e DKA-së dhe kemi shpallur konkursin sipas Ligjit Parauniverzitar, Udhëzimeve Administrative, Ligjit të punës dhe Normativit!
Mbi gjitha Haskukën e kam njoftuar vazhdimisht për procesin edhe të konkursit edhe kërkesave nga shkollat që kam patur, në forma të ndryshme qoft me email, kopje fizike dhe takime në zyren e tij!
Ne kemi patur kërkesa nga shkollat për të hapur konkurs për lëndën e Gjuhes Angleze ne nuk e kemi shpallur përshkak se kemi patur munges të normave të mësimdhënësve dhe kemi sistemuar mësimdhënësit me munges norme, dhe aty ku kemi mundur të mbulojm normat e mësimdhënësve kemi vepruar dhe nuk kemi shpallur vende të lira!
Anulimi i konkursit nga ana e Haskukes është bërë duke u thirrur në Ligjin Parauniverzitar, ndërsa:
Në konkursin e Rrishpallur nga ana e Zyres Personelit- DKA-së përveq që është i pa ligjshëm, nuk përmendet Ligji Parauniverzitar, shifet se ka edhe shkelje të tjera ligjore, manipulime etj!
Në ShFMU “Mustafa Bakiu” kërkesa ka qenë për një mësimdhënës në lëndën e TIK-ut në këtë konkurs nuk përfshihet a thua pse!
Në ShM “Luciano Motoroni ” pse nuk përfshihet konkursi i kërkuar nga drejtori UD!
Në ShM “Lorenc Antoni” pse nuk përfshihet konkursi i kërkuar nga drejtori i kësaj shkolle!
E shumë kërkesa të tjera duke filluar prej Edukatorëve deri te Punëtorët teknik! ku me plan zhvillimor të 2018 me projekt të Ministris së Arsimit duhet që të gjitha shkollat fillore ne Republiken e Kosovës të kenë parafillor! në Prizren kan pasur kërkesa të shumta nga ana e drejtorëve të shkollave për ti hapur e asnjëherë nuk e kan realizuar këtë kerkesë! ne në këtë konkurs me kërkes të drejtorëve të shkollave kemi shpallur po thuajse në tërë qytetin e fshatra aty ku ka patur munges për parafillor kemi hapur në konkurs për të përmbushur si kriter që është kërkuar nga ana e Ministris së Arsimit!
Të gjitha këto që i pëmenda më lartë ju kam pergjigjur edhe në mbledhjen e Asambles Komunale!
Kryetari Haskuka përveq këtyre informatave ka qenë i informuar edhe për shujtjet,pagat jubilare, tre pagat e fundit, udhetimin e arsimtarëve,shujtjen e nxënësve! dhe 5 drejtor shkollave me UD që jan akoma në detyr të pa ligjshëm!tash 6 muaj ka patur këto informacione asnjëherë nuk i ka zgjidhur këto probleme duke gjuajtur fajin tek ministri, e kurr asnjëherë ska patur një takim të vetëm qoftë me ministrin e Arsimit apo me atë të Financave për të gjetur një zgjidhje!
Kryetari Haskuka duhet te dijë që nuk e ka vetem drejtorin e Arsimit por edhe shumë drejtori tjera që si mbrojtje nga keqpërdorimet, punësimet e shum padrejta tjera nga drejtorit të tjera që po i bon me militant e familjart e tij! po e shfrytëzon drejtorin e Arsimit për të përqëndruar vëmendjen e qytetarëve!
Edhe kjo do të kaloj shumë shpejt, të vërtetat do të dalin!
Por dijeni,ju Kryetar jeni përgjegjës për këto mijëra orë të humbura të nxënësve!
Me respekt
Gani Gërmizaj