KRYESORE

Ish-drejtori i Financave thotë se “Telekomi do të udhëhiqet nga gangsterët e AAK-së”

Sipas ish-ushtruesit të detyrës së Zyrtarit kryesor të Financave dhe Thesarit në Telekom, Feim Kelmendi, kjo ndërmarrje nga e mërkura do të udhëhiqet nga “gangsterët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”.

Një ditë pasi bordi i përkohshëm i Telekomit emëroi Zeqir Kiqinën ushtrues detyre të kryeshefit në këtë ndërmarrje, Kelmendi ka reaguar duke thënë se Telekomin do ta udhëheqin “grupe mafioze të udhëhequra nga Daut Haradinaj (deputet i AAK-së”.

“Prej nesër rifillon zhvatja dhe vjelja e haraçit ndaj Telekomit nga gangsterët e AAK-së, konkretisht nga grupet mafioze të udhëhequra nga Daut Haradinaj”, ka shkruar ai në një reagim në Facebook.

Kelmendi tutje e ka quajtur të mjerë kryeministrin Avdullah Hoti, ndërsa bordin e ka vlerësuar si i përbërë nga “injorantë”. Sipas tij, bordi i përkohshëm i Telekomit “është i hapur në shërbim të grupeve zhvatëse”.

Për Kiqinën që është emëruar në pozitën e re, e vite më parë ishte kryetar i Degës së AAK-së në Deçan, Kelmendi ka thënë se ka qenë “punëtor i sigurimit fizik në një pikë shitëse në njërën nga qytezat e Kosovës”.

“Për ta kuptuar më qartë sesi funksionojnë grupet zhvatëse mjafton fakti që Drejtor Gjeneral i një kompanie zgjidhet personi i cili krejt karrierën e tij ka punuar si punëtor i sigurimit fizik në një pikë shitëse në njërën nga qytezat e Kosovës, ndërkohë që kjo kompani në mesin e saj ka qindra inxhinierë të telekomunikacionit, qindra financiarë, juristë e ekspertë të profesioneve tjera”, ka përfunduar Kelmendi.

Kelmendi ishte dorëhequr nga detyra e tij pak ditë më parë, tre muaj pasi kishte marrë postin e drejtorit të financave. Në një njoftim publik për dorëheqjen, Kelmendi kishte kritikuar bordin e përkohshëm duke thënë se ndihej i “shokuar, zhgënjyer e poshtëruar” nga vlerësimi i tij.

Në një komunikatë për media, të martën, Telekomi ka konfirmuar dorëheqjen e Burbuqe Hanës nga pozita e kryeshefes dhe Kelmendit nga drejtoria e Financave. Në vend të tyre u caktuan, si ushtrues detyre, Kiqina si kryeshef e Agim Matoshi si drejtor i Financave.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

10 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

13 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

13 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

15 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

15 orë ago