Blerim Latifi, ka thumbuar Lëvizen Vetëvendosje, pas publikimit të sondazhit të tyre, që nëse do të ketë zgjedhje sërish, fituesi do të dilte partia e tyre.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Latifi ka shkruar se ka vdekur koha kur partitë në zgjedhje fitonin 42 përqind.
“Kohët kur një parti i fiton 42 përqind të votave, kanë vdekë bashkë me Ibrahim Rugovën. Mos na tregoni ëndrra elektorale, të cilave nuk u besoni as vetë. Deri tash seriozitetin e keni të barabartë me zero”, ka shkruar Latifi, ish-këshilltari i kryetarit të kuvendit, Kadri Veseli.
Gjatë ditës së djeshme nënkryetari i i VV-së, Bisnik Bislimi ka publikuar një sondazh të cilin e tregon se e kanë bërë ata vetë ku kanë pyetur qytetarët se nëse do të ketë zgjedhje të dielën e ardhshme këndë do ta votonin, ku sipas këtyre gjetjeve partia e tyre do të dilte e para.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…