BOTA

Ish gjenerali Clark pas kërcënimeve nukleare të Putinit: Ushtria ruse është 100 vjet mbrapa

Lufta e Ukrainës ka hyrë në një spirale shumë të rrezikshme, me presidentin rus Putin që kërcënon me armë nukleare dhe me ukrainasit që s’ndalen së avancuari duke çliruar tokën e tyre. Lufta e fundit në Kosovë, evokon kujtime edhe për gjeneralin Wesley Clarke – dhe pikërisht ky i fundit dha disa fjalë mjaft syçelëse e zemërdhënëse por edhe që mposhtin frikën mbi rrethanën e re që kanos njerëzimin.

Gjenerali Clarke është një ndër protagonistët e lirisë së Kosovës. Fjalët e tij, sa herë që flitet për luftën – dhe jo vetëm në Kosovë – kanë peshë të madhe.

71 vjeçari ishte i ftuar te gazetari i famshëm i CNN, Fareed Zakaria për të folur mbi zhvillimet e fundit dramatike nga lufta në Ukrainë dhe ajo që u tha – sidomos për armët nukleare të Putinit – ishte mjaft zemërdhënëse.

Por, çka po mësynte Ukraina të bënte së fundi?

Kur jeni në një ofensivë të tillë duhet ta bëni me ritëm, s’duhet t’i parakaloni vijat e juaja të komunikimit. Trupat duhet të pushojnë. Municionet të rimbushen. Armët të pastrohen. Pajisjet të ndreqen. S’doni të shtyni përpara, të bini në pritë, të humbni forcën…” – u shpreh fillimisht ai.

I pyetur se çka mendonte kur shihte forcat ruse, Clarke kishte disa komente mjaft të mprehta që potencialisht mund të rezonojnë edhe te ish luftëtarët e UÇK-së.

“Kam shkuar në Rusi shumë herë. Kam qenë komandant i NATO-s. Në fakt i kam parë forcat ruse, kam folur me gjeneralët, i kam shikuar metodat e tyre të trajnimit… Ata s’kanë përparuar në të vërtetë prej Luftës së Parë Botërore. Ideja e tyre është “jepjuni fshatarëve një pushkë dhe thuajuni të sulmojnë dhe ju duhet një gjeneral i sertë që sillet keq me ta nëse nuk kryejnë detyrën. Kjo është krejt e kundërta e asaj se si ne besojmë që fitohen luftërat. Ne themi që është ushtari individual, është karakteri, përkushtimi, trajnimi i tij, arma e tij, aftësia që ka për t’u mbrojtur (që fiton luftëra). Gjeneralët, komandantët mund të humbin betejën, mund t’i vënë kushtet për sukses, por s’mund ta fitojnë. Lufta fitohet në nivel ushtarësh. Ukrainasit e kuptojnë këtë gjë. Rusët, qartazi, jo.”

Pashmangshëm, Clarke u pyet edhe për kërcënimet nukleare të Putinit dhe ku shtrihen mendimet më të mprehta të tij.

“Rusët kanë kaluar 60 vjet duke provuar të fusin frikë nga armët nukleare në Perëndim. Dhe e bënë sërish në gusht kur Putin tha që “askush s’mund ta fitojë një luftë nukleare.” Në rregull, atëherë pse po kërcënon ai atëherë me armë nukleare? Kjo është bazikisht një përpjekje psikologjike kundër ShBA-ve dhe njerëz si Donald Trumpi (ish president amerikan) duan të cenojnë rezistencën në Perëndim. Armët (nukleare) janë përdorur (në të kaluarën). Ato mund të përdoren ndaj shënjestrave të caktuara. Ju mund të shënjestroni Kharkivin dhe të bëni dëm të tmerrshëm ndaj Kharkivit por kur provoni të gjuani forca lëvizëse – e kemi provuar shpesh (në stërvitje) por kurrë s’kemi pasur rezultate të mira… sepse ka shumë pjesë lëvizëse. Është shumë e vështirë… Duhet të jeni të kujdesshëm, nëse e përdorni ky do të jep një hap shumë i keq (ushtarakisht) por në anën tjetër ne (në Perëndim) nuk duam të frikësohemi aq shumë sa të mos mbështesim ukrainasit sepse e vetmja rrugë jashtë kësaj (situate) është t’i japim Ukrainës mbështetjen që i vyen. Duhet t’ia bëmë situatën Putinit asisoji, sa as armët nukleare të mos i ndihmojnë.”


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shpërthime në Riad të Arabisë Saudite

Disa shpërthime janë raportuar në kryeqytetin arab Riad mbrëmjen e të mërkurës pak orë pasi…

59 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Policia shpall në kërkim këta persona- Dyshohen për fajde, privim i kundërligjshëm i lirisë dhe detyrim

Policia e Kosovës, ka shpallur në kërkim, Egzon Reshanin, Elson Kuzhninin, Gjon Kuzhninin dhe, Bruno…

2 orë ago
  • BREAKING NEWS

Izraeli konfirmon vrasjen e ministrit të Inteligjencës iraninae: Askush në Iran nuk gëzon imunitet, janë në shënjestër

Ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz, ka konfirmuar vrasjen e Ismail Khatib, ministër i Inteligjencës…

7 orë ago
  • POLITIKE

Kryetari i Knesset-it me elozhe për Ramën dhe Shqipërinë: Treguat guxim, jeni shembull për botën

Kryetari i Parlamentit të Izraelit (Knesset), Amir Ohana, gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë,…

8 orë ago
  • KRYESORE

“U shemb betoni” – çka dihet për rastin tragjik në Vjenë ku mbetën të vdekur tre shtetas kosovarë

Tre shtetas kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së betonit në një kantier…

10 orë ago
  • POLITIKE

“Mesazh i koduar nga Vuçiç?!”, Presidenti serb: E dimë çfarë kanë kazermat në Shqipëri dhe Kosovë

Serbia po avancon në sigurimin e industirsë së armatimeve. Është vetë Presidenti i Serbisë, Aleksandar…

10 orë ago