LAJME

Kurti denoncoi kompaninë e Lushtakëve në Shërbim Spitalor, përgjigjet Sami Lushtaku

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një denoncim publik duke përmendur emrat e dy kompanive – njëra prej të cilave besohet të jetë e lidhur me politikanin Sami Lushtaku.

Kurti përmendi dy djegiet e veturës që i kishin ndodhur Musa Vitisë, Drejtorit të Njësisë së Auditimit të Brendshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Vitisë i ishte djegur vetura më 7 tetor por edhe më 19 gusht në parkingun e administratës së QKUK-së.

Njëra veturë e tij kishte qenë Audi, një tjetër kishte qenë e markës Mercedes.

Dy kompani janë përgjegjëse për sigurimin fizik të asaj hapësire, mes të cilave edhe “Security Code” dhe e cila u përmend nga vetë Kurti.

“Dy kompanitë, “Security Code”, përgjegjëse për sigurimin fizik dhe “Quantic”, përgjegjëse për mbikëqyrjen e kamerave kanë dështuar në kryerjen e punës së tyre… Të korruptuarit dhe kriminelët zjarrvënës e kanë vendin në burg, e jo jashtë tij ku lirinë e përdorin si mundësi për të përsëritur krimin. ” – tha z. Kurti në statusin e tij.

Kurti kishte qenë në vizitë në Shërbimin Spitalor, dhe e gjithë ideja ishte se të gjeturat e Auditorit kishin motivuar zjarrëvënësit në aktin e tyre.

Nuk dihet se çka përmbajnë të gjeturat e Auditorit, dhe se për çka specifikisht mund të ketë pasur fjalën kryeministri i vendit.

Lushtaku

Milazim Lushtaku është bashkaksionar i kompanisë së përmendur nga Albin Kurti. E Milazimi, është pjesë e familjes së Sami Lushtakut, politikanit të njohur të PDK-së që kryen funksionin e nënkryetarit të komunës së Skënderajt.

Gazeta Nacionale nuk ka pasur mundësi të kontaktojë me z. Milazim Lushtaku, por megjithatë ka kontaktuar me z. Sami Lushtaku.

Ky i fundit e cilësoi si sulm të motivuar politikisht.

“Edhe Serbia qishtu na ka ndjek si Albin Kurti… (A e keni kushëri, Milazim Lushtakun?) Po, po, jo kushëri po djal të vëllaut tem.” – tha fillimisht ai.

Ai është marrë me këtë kompani për shkakun tim, Normal.” – vazhdoi më pas.

Bashkë me Kurtin në vizitën mëngjesore në ShSKUK ishte u.d. e ministres së Shëndetësisë, znj. Dafina Gexha-Bunjaku, por edhe zyrtarë të tjerë përfshirë Musa Vitinë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

9 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

23 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago