BOTA

Ish-kancelari gjerman refuzon të ndërpresë lidhjet me Putinin

Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schroeder, tha se dëshiron të mbajë kontakte me presidentin rus, Vladimir Putin, pavarësisht presionit që të ndërpresë miqësinë me të, për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë.

“Unë nuk do të heq dorë nga mundësitë e mia për bisedime me presidentin Putin”, tha Schroeder për gazetën gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Schroeder, socialdemokrat, ka qenë kancelar i Gjermanisë nga viti 1998 deri më 2005 dhe, pas largimit nga detyra, është bërë kryetar i bordit të kompanisë shtetërore ruse të naftës, Rosneft.

Ai ka dhënë dorëheqje nga pozita në Rosneft në maj dhe ka refuzuar nominimin në bordin e gjigantit tjetër rus, Gazprom, që është bërë përpara se Rusia të niste pushtimin e Ukrainës, më 24 shkurt.

Schroeder është përballur me kritika të ashpra në Gjermani, për vite me radhë, për shkak të punës së tij për kompanitë ruse.

Duke folur për gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung, Schroeder tha se nuk beson në zgjidhjen ushtarake të kofliktit në Ukrainë.

Ai shtoi se pas takimit me Putinin në mars, ka përshtypjen se presidenti rus është i interesuar për zgjidhje të negociuar.

“Se si duket një zgjidhje e tillë, mund të sqarohet vetëm me negociata”, tha Schroeder.

Schroeder e bëri të qartë se ai beson se Ukraina është fajtore për dështimin e negociatave deri më tani.

Anëtarë të tjerë të Partisë Social Demokrate të Gjermanisë (SPD) janë distancuar nga Schroeder. /rel


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

3 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

8 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

18 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

18 orë ago