POLITIKE

Ish komandant Tara s’lejohet të udhëtojë për Hagë, Policia e ndalon në Aeroport – EULEX ‘çohet në këmbë’

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, nuk është lejuar të udhëtojë mbrëmë për në Hagë, ku ishte caktuar që të jepte dëshminë e tij, pasi u ndalua nga Policia e Kosovës, në bazë të një urdhërese të Gjykatës. Tara është dërguar në vuajtje të dënimit, ndërsa veprimet e Policisë kanë ‘çuar në këmbë’ EULEX-in, raporton  Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali nga burimet brenda Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Tara ka qenë në stop listë për shkak të urdhëresës aktive të Gjykatës, për një rast të para dy vitesh, që ka ndodhur në Rahovec.

Tara, për të cilin ishte organizuar udhëtimi drejt Hagës, pas verifikimit, u ndalua nga Policia dhe në konsultim me gjyqtarin e procedurës paraprake, i njëjti u dërgua për ta vuajtur dënimin, ndonëse ka pasur mundësi që ta kryejë pagesën dhe të lirohet.

Veprimet e organeve të rendit dhe drejtësisë, sipas të njëjtave burime, kanë revoltuar zyrtarët e EULEX-it, për shkak të procesit të dërgimit të tij drejt Hagës.

Ismet Tara është marrë nga aeroporti dhe është dërguar në njërën nga qendrat korrektuese, ndërsa nuk dihet nëse është marrë ndonjë veprim tjetër deri më tani apo është liruar i njëjti.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

11 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

18 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

22 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

24 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago