Ish-komandanti i forcave të SHBA-së në Evropë, Ben Hodges e ka cilësuar gabim tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova.
Hodges ka kundërshtuar paralajmërimin e senatorit amerikan David Perdue, i cili duke komentuar situatën aktuale politike në vend, pas mosmarrjes së vendimit për heqjen e taksës nga Qeveria e Kosovës ka thënë se Amerika duhet të rishqyrtojë praninë e saj në Kosovë.
Ideja e tij u përkrah edhe nga djali i Donald Trump, i cili tha se “ka ardhur koha për kthimin në shtëpi të trupave amerikane”.
Ish-komandanti i forcave të SHBA-së në Evropë, Ben Hodges ka shpërndarë këtë postim duke shkruar se kjo do të ishte gabim ngase KFOR-i është shtylla e vetme e stabilitetit në rajon.
“Do të ishte gabim… KFOR-i është shtylla e vetme e stabilitetit në rajon. Tërheqja e tyre tani, para se të zbatohen marrëveshjet, do të ishte njëjtë me tërheqjen e startuesve në mesin e çerekut të katërt, pak para se të kaloje në epërsi”, ka thënë ai.
Këto reagimeve të politikanëve amerikanë vijnë pas refuzimit të qeverisë së Republikës së Kosovës dhe kryeministrit Albin Kurti që të hiqet menjëherë taksa 100 % ndaj Serbisë pa asnjë kusht shtesë.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…