POLITIKE

Ish-komandanti i FSK-së: Vuçiq dhe Vulin po rekrutojnë mercenarë rusë për t’i sjellë në veri të Kosovës

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, thotë se prezenca ruse në veri të Kosovës është e përditshme.

Kastrati deklaroi se ka informacione se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, janë duke rekrutuar mercenarë rusë për t’i sjellur në veri të Kosovës.

“Prezenca ruse në Ballkan është shumë e qartë, ne jemi shumë të vetëdijshëm që në veriun e Mitrovicës prezenca e njerëzve rusë nga Rusia dhe Serbia dhe kjo është e përditshme. Qëllimi i Rusisë dhe ‘Republika Srpska”’është që të jetë prezente këtu [në veri] nëpërmjet tensioneve të ndryshme – e shohim edhe situatën në Bosnje ku kryetari i kësaj republike, Milorad Dodik, ka paralajmëruar se do të ngris forcat e veta ushtarake dhe policore për mundësinë e shkëputjes nga federata boshnjake dhe kjo sipas meje do të ishte një zinxhir edhe tek veriu i Kosovës”.

“Sipas disa informacioneve që unë i kam me dijeninë e Vuçiqit dhe Vulinit janë duke rekrutuar mercenarë rusë për t’i sjellë në veri të Kosovës dhe në krye të këtij grupi është gjenerali Dikoviq – ku sipas detyrave që ai i ka, nëse ndodhë një destabilizim në Bosnje automatikisht njësoj do të fillonte edhe në veri të Kosovës dhe qëllimi final i Serbisë është që ta bëjë “Serbinë e Madhe”, deklaroi Kastrati.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

13 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

23 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago