Kryetari i partisë Qendra e Serbisë (SRCE), Zdravko Ponosh, i cili deri në vitin 2008 ka qenë komandant i përgjithshëm shtabit të ushtrisë së Serbisë, tha se zhvillimet e së dielës në Banjska treguan se shërbimet e sigurisë së Serbisë janë “të thyera”.
Ponosh ka thënë për agjencinë e lajmeve Beta se “regjimi” në Beograd është befasuar nga zhvillimi i së dielës i situatës në veri të Kosovës.
Ai thotë se kjo tregon se sa keq është shkatërruar Serbia në aspektin e sigurisë.
“Një gjë është se a kanë ditur për ekzistimin e formacionit të armatosur serb dhe a e kanë ditur se kush ishte në krye të atij formacioni dhe cilat ishin qëllimet e tyre. Autoritetet në Beograd ishin të befasuar nga veprimi i policisë së Kosovës dhe kjo tregon sa keq është shkatërruar Serbia në aspektin e sigurisë”, tha ai.
Ai shtoi se presidenti serb Aleksandar Vuçiç përmendi incizimet e ndihmësve të Kurtit si informacionin më të rëndësishëm të marrë nga agjencitë e inteligjencës serbe. “Është skandaloze”, theksoi Ponosh.
Kjo thotë ai vërteton, se Beogradi nuk është në gjendje të kontrollojë situatën në Kosovë.