POLITIKE

Ish-kreu i NATO-s: Ushtria ruse, dështim poshtërues. Lufta merr fund me një marrëveshje që do ta urrejnë të gjithë

Ish-kreu i komandanti i NATO-s në Europë, James Stavridis, ka folur për situatën e fundit në Ukrainë, duke nënvizuar edhe opsionin e një marrëveshjeje eventuale për fundin e konfliktit. Sipas tij, marrëveshja do të urrehet nga të gjithë, nga Putin, Zelenskiy dhe NATO për arsye të ndryshme.

Ai ka sjellë për analogji rastin e Finlandës në vitin 1940, kur Bashkimi Sovjetik sulmoi ushtarakisht por u përball me një mbrojtje të jashtëzakonshme që i kushtoi shumë.

“…në fund lufta u shndërrua në negociatë e cila kur mbaroi Finlanda dha 10% të territorit. Por vazhdoi si vend sovran dhe pranuan pozicionin e neutralitetit. Dhe sinqerisht mendoj se kjo situatë mund të shkojë po ashtu.

Ka shumë mundësi të tjera. Do të thosha se ka një shans 60-65% që do të shohin një mbyllje me negociata që i jep Putinit kontroll mbi 10-15% të Ukrainës, por pjesa tjetër vazhdon si vend sovran.

Related Post

Zelenskiy qëndron president dhe ukraniasit vendosin për vete, në këtë moment neutraliteti bën më shumë kuptim. Meqë ra fjala çdokush do ta urrejë marrëveshjen në fjalë.

Putin, sepse e di që ka dështuar në objektivin real të pushtimit të plotë, Zelenskiy sepse do të jetë presidenti që lëshoi 15% të territorit dhe Perëndimi sepse do të duhet të anullojë disa sanksione. Pra të gjithë do ta urrejnë, por kështu mbarojnë shpesh luftërat”, është shprehur Stavridis.

Ai e ka cilësuar si befasues nivelin operacional të ushtrisë ruse dhe dështimin e saj të sikletshëm në planifikim dhe logjisitikë. Në fakt ky është një element që ka rënë në sy të të gjithë vëzhguesve dhe padyshim që e dëmton më shumë se çdo gjë tjetër kredibilitetin e Rusisë në arenën ndërkombëtare.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Sulmi izraelit, Irani thërret ambasadoren zvicerane për të paralajmëruar SHBA-në

Irani ka thirrur ambasadoren e Zvicrës në Teheran, Nadine Lozano, për t’i dorëzuar një paralajmërim…

1 orë ago

“U mblodhën në takim”, Izraeli thotë se i mashtroi komandantët iranianë dhe i goditi

Izraeli ka deklaruar se ka arritur të mashtrojë komandantët kryesorë të forcës ajrore iraniane që…

1 orë ago

Sulmi preçiz izraelit, predha hyn direkt në dhomën e gjumit dhe vr*t komandantin Iranian

Një faqe e cila identifikohet me shërbimin e spiunazhit Mossad, ka publikuar në TikTok pamje…

2 orë ago

Erdogan reagon ashpër pas sulmit izraelit ndaj Iranit: Po çoni botën në katastrofë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka reaguar ashpër ndaj sulmeve të fundit izraelite ndaj…

4 orë ago

BE reagon për arrestimin e Arbnor Spahiut: Serbia të respektojë procedurat ligjore

Bashkimi Evropian ka reaguar lidhur me arrestimin e shtetasit kosovar Arbnor Spahiu nga autoritetet serbe,…

4 orë ago

Trump mesazh Iranit: Sulmet tjera do të jenë më brutale, bëj marrëveshje para se të jetë vonë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka paralajmëruar Iranin se do të…

5 orë ago