Enver Hoxhaj, njëri nga diplomatët që ka pasur shumë kontakte me botën islame dhe dhjetëra udhëtime në regjionin problematik, ka shpalosur disa detaje rreth kushteve të Iranit ndaj Kosovës.
Përkundër agresivitetit të Iranit kundër Kosovës, në një moment ky shtet diktatorial i ishte ofruar Kosovës, madje edhe për ta njohur si shtet.
“Gjatë vitit 2012-2013 ambasadori i tyre në Rijad ka komunikuar ma ambasadorin Boja i ka thënë se ministri i juaj i jashtë është aktiv në Lindjen e Mesme, po kërkon nga vendet myslimane që ta njohin pavarësinë e Kosovës, por i ka ikur kontaktin me ne, nuk ka kërkuar takim. Në atë kohë neve na kanë ofruar mundësi që ta vizitojmë Tehranin dhe vizita të përkthehet në njohje të Kosovës. Qëndrimi ka qenë që nëse kjo është e vërtetë do të shkoj ambasadori Boja dhe le të marrin vendiin që ta njohin Kosovën, pastaj të lëvizi unë në një fazë tjetër. Por e kemi kuptu se takimi ka pas qasje taktike, operative kanë pas hezitim nëse e njohin Kosovën”, ka shtuar Hoxhaj.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…