Ish-ministri i jashtëm i Malit të Zi, dhe ish-ambasadori i këtij vendi në SHBA, Miodrag Vlahoviç tha se qëndrimi i zbutur i BE ndaj Beogradit është i papranueshëm.
Duke e vënë theksin te rreziku i ndikimit rus në rajon, ai në një intervistë për A2CNN paralajmëroi se qeveria e re e Malit të Zi, pavarësisht se hiqet si pro-europiane është në fakt pro Moskës, dhe është në favor të tërheqjes së njohjes për Kosovën.
Sa e brishtë është situata e sigurisë në rajon? A i druheni më të keqes?
Jo më të keqes, por mendoj se situata është vazhdimisht në prag të përshkallëzimit. Nuk I referohem vetëm sulmit të sponsorizuar nga shteti serb në Bannjskë, por në përgjithësi, ka një sërë situatash të ndryshme potenciale të krizës, jo vetëm në pjesën veriore të Kosovës por edhe në Bosnje dhe Hercegovinë. Dhe deri diku, gjatë tre viteve të fundit ka pasur disa sfida edhe në Malin e Zi. Nuk besoj se jemi përballë mundësisë së përshkallëzimit, por kjo mundësi nuk duhet harruar ose nuk duhet të konsiderohet, si të them, inekzistente. Mendoj se është gjithmonë aty. Është shumë e rëndësishme që Mali i Zi është në NATO, Shqipëria dhe Maqedonia po ashtu janë në ë NATO, dhe që janë shënuar hapa të rëndësishëm përpara edhe për Kosovën, në kontekstin e çështjeve që lidhen me sigurinë. Aleatët dhe miqtë tanë perëndimorë, pavarësisht disa vështirësive në komunikim, janë në krah vetëm të qeverisë së Z. Kurti, por në përgjithësi të Ballkanit Perëndimor. Përkundër këtyre keqkuptimeve dhe fërkimeve të caktuara, mendoj se aleatët dhe miqtë tanë perëndimorë e kanë kuptuar rëndësinë e mbajtjes së gjërave nën kontroll, gjë që sigurisht është shumë e rëndësishme dhe shumë e nevojshme kur bëhet fjalë për Serbinë dhe regjimin serb. Kjo lloj vëmendje dhe gatishmëri e vazhdueshme për të vepruar nëse ndodh diçka, sepse lidhjet mes Beogradit dhe Moskës zyrtare janë të pamohueshme, nuk mund dhe nuk duhet të injorohet. Dhe kjo është ndoshta mënyra më e mirë për të kapërcyer problemet e mundshme, për të monitoruar situatën dhe për të pasur vetëdije të plotë për krizën që mund të lindë jo vetëm, po e përsëris, jo vetëm në pjesën veriore të Kosovës, por edhe gjetkë.
Sa i përket dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, kemi shumë marrëveshje, por edhe shumë telashe. Çfarë duhet të ndryshojë në këtë proces?
Kur isha ministër i Jashtëm nga viti 2004-2006, kur na pyetën për Kosovën dhe marrëdhëniet e serbëve të Kosovës, përgjigja ime ishte se edhe pse e njohim shumë mirë situatën, nuk japim receta apo si të themi, sugjerime, lidhur me zgjidhjen e problemeve si dikush që pretendon se di gjithçka. Përgjegjësia u takon të dyja palëve por gjithashtu, dua të theksoj pikërisht në këtë moment, se përgjegjësia është edhe e ndërkombëtarëve; veçanërisht e Bashkimit Evropian, por edhe Shteteve të Bashkuara. Ata duhet ta shqyrtojnë situatën me kujdes, duhet të mos tregohen të njëanshëm dhe të vijojnë me përkëdheljen apo qëndrimin e zbutur ndaj disa qeverive dhe vendeve të rajonit. E kam fjalë konkretisht për Serbinë. Duhet të tregohet një qëndrimi I balancuar. Nëse qasja do të jetë e tillë mund të kemi edhe zhvillime pozitive në kontekstin e dialogut. Aktualisht shohim se ka bllokada të caktuara, të vullnetshme, të nevojshme, të pashmangshme dhe nga ato që mund ishin shmangur shumë kohë më parë. Dhe kjo situatë po na dëmton në fakt të gjithëve ne, sepse gjithçka që ka të bëjë më rajonin e Ballkanit Perëndimor është e ndërlidhur. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është i mirë edhe për Malin e Zi. Edhe pse nuk jemi të përfshirë drejtpërdrejt dhe nuk duhet të përfshihemi, ndikimi, negativ ose pozitiv, është I ndjeshëm. E njëjta gjë vlen edhe për situatën në Bosnje Hercegovinë. Këtu ne Kosovë, por edhe në Malin e zi ka interes që disa mangësi apo probleme në Bosnje dhe Hercegovinë të zgjidhen në një mënyrë që fatkeqësisht nuk po e shohim për vite të tëra. Në rregull, dialogu duhet vazhduar, por me një qasje të re. Kjo do të ishte përgjigja ime më e shkurtër. Një qasje e cila në fakt do të merrte parasysh interesat legjitime të të gjitha palëve të përfshira, dhe jo vetëm të njërës palë.
Ndaj Kosovës janë vendosur masa nga Bashkimi Europian. Ndërsa Serbia mbetet e pandëshkuar pas sulmit në Banjskë. Pse?
Është një pyetje shumë dramatike. Nuk e di përgjigjen. Në fakt I kam disa, po ju të më lejoni, megjithëse nuk kam asnjë lloj roli diplomatik apo politik aktualisht, të shmang mendimin apo opinionin tim të sinqertë lidhur me këtë, sepse janë shumë negativë. E kam fjalën për opinionin mbi arsyet se përse ka ndodhur kjo.. Unë mendoj se nuk është një situatë e durueshme. Kushdo që vendos për një qëndrim të tillë ndaj Serbisë në njërën anë dhe Kosovës në anën tjetër, duhet të ketë parasysh se kjo lloj qasje artificiale nuk është e durueshme. Kjo është përgjigja ime. Nuk mund të durohet. Nuk mund të zgjasë përgjithmonë dhe nuk duhet të zgjasë përgjithmonë.
Pyetja ime e fundit lidhet me marrëdhëniet e Malit të Zi me Kosovën. Në Mal të Zi kemi disa zhvillime. Kemi faza të reja në qeverisje, në kuvend. A i shihni të ndikuara këto marrëdhënie?
Po. Mali i Zi është në tre vitet e fundit ka qenë në gjendje të rëndë dhe shumë shkatërruese.. I referohem ndikimit të Serbisë, interesave ruse, shërbimeve qeveritare, mediave, Kishës së Serbisë.. Gjithçka ka qene e dëmshme për vendin tone. Dua te përmend këtu se ekziston një optimizëm i ri në Bashkimin Evropian se Mali i Zi do të avancojë dhe duhet të avancojë në kontekstin e agjendës së BE-së, e cila në përgjithësi është pozitive dhe duhet mbështetur. Por ne në Malin e Zi jemi të vetëdijshëm se cili është lloji i qeverisë që kemi, cila është natyra e koalicionit politik që ka formuar qeverinë dhe cili është në të vërtetë profili ideologjik dhe politik i forcave politike që kanë krijuar shumicë parlamentare. Ka, shumë pak përjashtime, te këto parti politike. Këta politikanë nuk janë pro evropianë, apo pro perëndimor, është e panevojshme të thuhet,. Dhe është e panevojshme të përmendet se ata nuk janë në favor të vazhdimit të njohjes së Kosovës nga Mali i Zi. Ata janë kundër të gjitha këtyre vlerave. Në të njëjtën kohë, ata po promovohen si parti politike dhe politikanë që mund ta udhëheqin Malin e Zi drejt BE-së. Dhe ata po promovohen, teksa flasim, nga vetë evropianët, gjë që është intriguese, është interesante…. Por kur hyn më thellë , kur sheh se për çfarë bëhet fjalë konkretisht, në jetën reale ka një sërë çështjesh të cilat mund të jetë shumë të dëmshme për idenë e përgjithshme që Mali i Zi të përparojë shpejt drejt anëtarësimit në BE. Dhe fundi është i thjeshtë. Ne jemi të vetëdijshëm për faktin dhe është logjike, është e natyrshme. Në thelb qasja e ndërkombëtarëve është konstruktive. Bashkimi Evropian, miqtë tanë evropianë, ata kanë nevojë për suksesin në Ballkan. Si një malazez, nuk do të kundërshtoja që Mali i Zi të zgjidhej si rast për të qenë i suksesshëm. Në të njëjtën kohë, ne duhet të jemi me të dyja këmbët në tokë, shumë realistë për atë qe ndodh. Cilat janë tendencat në rajonin ku jetojmë? Cilat janë tendencat në disa konflikte që vijojnë ende. Shpresojmë se kurrë nuk do të bëhen ende globale, por që janë ndikim global, si agresioni kriminal i Rusisë ndaj Ukrainës. Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishmja, zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Rezultati i këtyre proceseve, përfshirë proceset në rajonin tonë, do të përcaktojë jo vetëm avancimin e Malit të Zi drejt BE-së, por edhe mirëqenien dhe komunikimin, bashkëpunimin dhe qëndrueshmërinë e vendeve tona individualisht dhe kolektivisht.