Ish-kryeministri malazias kritikon Kurtin: Cenoi integritetin e Malilt të Zi

Kryeministri i shkarkuar i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, e cilësoi provokim deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për rishikimin e çështjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Krivokapiq shkroi në Twitter të martën (22 mars) se deklarata e Kurtit është “e rrezikshme” dhe se cenon integritetin territorial të Malit të Zi.

“Është interesante që nuk ka asnjë reagim nga presidenti i Malit të Zi dhe mandatari i paligjshëm, Dritan Abazoviq”, tha ai.