Dy nga ish-ministrat e Nismës, e që më pas u larguan drejt koalicionit AAK-PSD, kanë ironizuar me dështimin e partisë së Fatmir Limajt në zgjedhjet e 6 tetorit.
Bajram Hasani e Shyqiri Bytyqi që dolën me akuza ndaj ish-partisë, kanë ironizuar me faktin që Nisma është nën prag, teksa janë numëruar 98.15 për qind e votave.
Hasani ishte ministër i Tregtisë në Qeverinë Haradinaj, ndërsa në fushatë deklaroi se Limaj i kishte kërkuar sa ishte në atë detyrë të punësonte familjarë të tij. Ai ka kaluar në AAK. Në anën tjetër, Bytyqi ishte larguar nga Nisma duke akuzuar partinë për presione në punën e tij si ministër i Arsimit. Ai reagoi ndaj partisë, tek pasi kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqje dhe vendi po drejtohej kah zgjedhjet. Bytyqi më pas aderoi në PSD.
“Hiq nuk u vërejt mungesa jonë”, ka shkruar Hasani në një postim në Facebook të cilit i ka bashkëngjitur emotikone duke qeshur. Në fotografitë e publikuara ai shihet bashkë me Bytyqin.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…